17:14 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

“Platformë shtetformuese e unifikuar”, kjo është kërkesa e shqiptarëve në Maqedoni

17:23 | 07/01/2017
në Politikë, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkup/BDI, Aleanca dhe Besa bëhen bashkë për herë të parë

Partitë shqiptare në Maqedoni më në fund u bashkuan në një qëllim të përbashkët, që është realizimi i barazizë midis qytetarëve të këtij shteti.

BDI, Lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe PDSH dolën ne një deklaratë të përbashkët, ku shprehën përkushtimin e tyre për realizimin e të drejtave kombëtare në mandatin e ardhshëm qeveritar, kjo duke u mbështetur në Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën e Maqedonisë.

Partitë në fjalë nuk nguruan të shprehin kërkesat e tyre dhe u shprehën se shqiptarët janë faktor shtetformues në këtë vend, prandaj duhet të përfshihen në qeverisje.

Kërkesat e partive: 

“Zbatim i përpiktë i parimit të multi-etnicitetit në Kushtetutë, ku shqiptarët njihen si popullësi shtetformuese. Barazi etnike. Barazi e plotë gjuhësore, përdorimi i gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe garantimi i përdorimit të saj si e drejtë themelore dhe kushtetuese. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë duhet të përcaktojë se gjuha maqedonase me alfabetin cirilik dhe gjuha shqipe me alfabetin e saj janë gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë”. 

Partitë shqiptare kërkojnë gjithashtu debat gjithëpërfshirës mbi flamurin, himnin dhe stemën shtetërore të Maqedonisë në mënyrë që simbolet shtetërore të reflektojnë multi-etnicitetin shoqëror dhe barazinë etnike; mbështetje të plotë për punën e Prokurorisë Speciale, si dhe “zbardhjen e plotë e çështjeve dhe proceseve gjyqësore si “Sopoti”, “Brodeci”, “Monstra” dhe “Kumanova” nëpërmjet një komisioni hetimor, ose një trupe të pavarur ndërkombëtare. 

Shqiptarët kërkojnë miratimin e një rezolute me të cilën të dënohet genocidi ndaj popullit shqiptar në Maqedoni nga viti 1912 deri në 1956. Arritje të barazisë ekonomike dhe mirëqënie shoqërore nëpërmjet zhvillimit të barabartë të rajoneve, veçanërisht vendimmarrje më të drejtë për financimin e komunave. 

Gjithashtu kërkohet përfaqësim i drejtë në ushtri, shërbimet e inteligjencës dhe drejtësi. Shqiptaret kërkojnë që të jenë aktorë edhe në çështjet e Maqedonisë me fqinjët, si me Greqinë dhe Bullgarinë. (D.D/Shuplaka)

Pas

PD mbështet bashkimin e shqiptarëve në Maqedoni: Kjo duhet të jetë strategjia e politikës!

Para

20 lojtarët më të mirë të të gjithë kohërave te Mançester Junajtid, mes tyre edhe serbi Vidiç

Para
20 lojtarët më të mirë të të gjithë kohërave te Mançester Junajtid, mes tyre edhe serbi Vidiç

20 lojtarët më të mirë të të gjithë kohërave te Mançester Junajtid, mes tyre edhe serbi Vidiç

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky miraton projektligjin e ri pas protestave masive, synon mbrojtjen e agjencive antikorrupsion dhe pavarësinë nga ndikimi rus

Tragjedi në Lagunën e Patokut, dyshohet se është mbytur një 16-vjeçar, tjetri nxirret i gjallë

Zjarr i madh në kufi, flakët nisën në Shqipëri dhe u përhapën drejt Greqisë

Gratë australiane u detyruan të bëjnë kontrolle gjinekologjike pasi hipën në fluturimin e Qatar Airways, kërkojnë drejtësi

Përkeqësohet situata në Gaza, Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin tragjik: 81 fëmijë të vdekur nga kequshqyerja

Policia e Shtetit paralajmëron: Kujdes nga mesazhet mashtruese që synojnë vjedhjen e të dhënave bankare

Sarandë/ Sherr turistësh në Ksamil, amerikani konfliktohet me 30-vjeçaren austriake, të panjohura shkaqet

Bisedimet për armëpushim pa rezultat, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme me dronë

BE dhe Kina samit të tensionuar për temat delikate! Von der Leyen: Të ndërtojmë marrëdhënie më të forta

OKB: 6,000 kamionë me ndihma janë gati për të hyrë në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.