22:31 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

ISHP “pranon” akuzat e PD-së: Vaksina antigrip është prodhim kinez, por…

17:34 | 07/01/2017
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
ISHP “pranon” akuzat e PD-së: Vaksina antigrip është prodhim kinez, por…

Pas akuzave të Partisë Demokratike lidhur me origjinën e vaksinës antigrip të shpërndarë në qendrat shëndetësore ka reaguar Instituti i Shëndetit Publik.

Këtë paradite, PD deklaroi se vaksina antigrip është një prodhim kinez dhe mbi të gjitha nuk ka asnjë fletë udhëzimi në ship, ashtu sic thuhet në rregullore.

ISHP e pranon që vaksina është një prodhim kinez, megjithatë sqaron se është e parakualifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Njoftimi i plotë i ISHP-së:
1- Vaksina për gripin sezonal: Influenza Vaccine (Split virion, inactivated) e prodhuar nga Hualan Biological Bacterin Co. Ltd është një vaksinë e prodhuar në Republikën e Kinës por e parakualifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetit si të gjitha vaksinat e tjera të programit të vaksinimit. Kjo vaksinë gjendet në listën e vaksinave te parakualifikuara nga OBSH në linkun e mëposhtëm: : https://extranet.ëho.int/gavi/PQ_Ëeb/

2- Vaksinimi ndaj gripit rekomandohet të fillojë përpara sezonit të Gripit. Instituti i Shëndetit Publik e ka bërë një njoftim të tillë që në muajin nëntor. Pavarësisht se ka shumë diskutime mbi këtë dhe ka të dhëna që imuniteti dobësohet derisa fillon sezoni dhe nuk mund të ofrojë mbrojtje të plotë. Gjithsesi ACIP ( Advisory Committee on Immunization) pranë CDC, (Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve), SHBA dhe OBSH rekomandojnë që vaksinimi duhet të vazhdoje gjatë gjithë kohës që ka qarkullim të viruseve të gripit dhe duhet të mënjanojmë çdo mundësi të humbur për vaksinim.

3- Vaksinimi ndaj Gripit është një nga mjetet e parandalimit të Gripit dhe zbutjes së peshës së tij në lidhje me formën e sëmundjes dhe kjo është arsyeja që rekomandohet vaksinimi ne çdo kohë si nga OBSH, CDC apo edhe ECDC. Po ashtu të gjithë rekomandojnë që nuk ka preferencë te një vaksine ndaj një tjetre.

4- Vaksina e shpërndarë në Shqipëri, ndryshe nga sa pretendohet është një vaksinë e shoqëruar me fletë shoqërimi në gjuhën shqipe, pra është shpërndarë me udhëzuesit e mëposhtëm:

  1. Fleta shoqëruese e vaksinës në shqip
  2. Udhëzim mbi ruajtjen, transportin dhe përdorimin
  3. Skeda e reaksioneve pasvaksinore
  4. Informacion për vaksinimin ndaj gripit
  5. Informacion mbi gripin
  6. Fakte mite mbi gripin dhe vaksinimin
  7. Regjistri model i dokumentimit te vaksinimit

5- Vaksina është siguruar falas fale nja marrëveshje me Partnership for Influenza Vaccine të Global health Task Force dhe me mbështetjen e CDC, Atlanta, Georgia, USA.

Të nderuar kolegë, ISHP njofton se udhëzuesi mbi përdorimin e vaksinës është shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetësore te personeli mjekësor. Gjithashtu është trajnuar edhe personeli mjekësor mbi aplikimin e vaksinës. (D.D/Shuplaka)

 

Etiketa: gripISHPvaksina
Pas

20 lojtarët më të mirë të të gjithë kohërave te Mançester Junajtid, mes tyre edhe serbi Vidiç

Para

LSI mbështet bashkimin e partive shqiptare në Maqedoni: Të bindur se do i përmbahen marrëveshjes

Para
LSI mbështet bashkimin e partive shqiptare në Maqedoni: Të bindur se do i përmbahen marrëveshjes

LSI mbështet bashkimin e partive shqiptare në Maqedoni: Të bindur se do i përmbahen marrëveshjes

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Më shumë se 20 palestinezë u vranë nga Izraeli pranë vendeve të ndihmës në Gaza

Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Iranit, krahasimi i sistemeve të tyre politike

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

Brukseli, gati të pranojë tarifën prej 10% nga Shtetet e Bashkuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.