Këngëtarja Ronela Hajati, e cila prej ditësh ka paralajmëruar se do të vijë tek fansat e saj me një projekt të ri muzikor, ka hedhur në Instastory një video me një mbishkrim në anglisht.
Është një mesazh që ajo ua drejton kolegeve të saj, që në fund shoqërohet edhe me një emoji që flet për sensin e humorit nga ana e këngëtares në këtë reagim.
“Disa këngëtare budallaqe mendojnë “Jam një këngëtare e vërtetë sepse e dua rock-un”. Dhe ditën tjetër i sheh ato duke tundur prapanicat e tyre të shëmtuara e të shëndosha kur nis kënga ime”, ka shkruar këngëtarja. Për kë e ka Ronela?! (XH.A/SHUPLAKA)