“Shkencëtar” ndonjëherë të bën edhe halli apo situata e vështirë në të cilën ndodhesh. Kështu është vënë në vështirësi edhe ky burrë nga Kashari. Ai si një pjesë e madhe e shqiptarëve ka probleme me ujin e pijshëm në këto ditë të acarta dimri.
Burrit i ka ngrirë tubacioni për tek bojleri i shtëpisë shtëpisë, ndaj i duhet ta shkrijë për të vijuar aktivitetin e tij të përditshëm. I ka shkuar në mendje një “shpikje” që nuk e shikojmë çdo ditë. Ka mbushur me dru një karrocë dore, ka ndezur një zjarr të mirë dhe e ka vendosur në skelën që mban bojlerin, në mënyrë që uji të nisë të shkrijë. Kjo është një nga çudirat shqiptare. (J.V/Shuplaka)