Janë drejt mbylljes hetimet për vrasjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklajt brenda landfillit të Sharrës.
Prokuroria, do të dërgojë në gjyq punonjësit e kompanisë “3R” që kishin marrëveshje për selektimin e mbetjeve brenda landfillit.
Për vdekjen e Ardit Gjoklajt do të akuzohet shoferi i eskavatori Edmond Kollari me akuzën “Shkelje të rregullave të qarkullimit” me pasojë vdekjen, mëson ABC News.
Në gjyq do të përfundojë edhe përgjegjësi i turnit Defrim Hakrama meqenëse ishte ai që e kishte punësuar 17-vjeçarin.
Ndërkohë për akuzën e punësimit të paligjshëm, do të akuzohet administratori i kompanisë “3R” Edurim Teqja.
Ndërkohë vazhdojnë hetimet për marrëveshjen e bashkisë me kompaninë “3R”.
Ardit Gjoklaj humbi jetën gushtin e shkuar teksa punonte brenda landfillit të Sharrës. Për vdekjen e tij opozita akuzon kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. (A.R/SHUPLAKA)