Së shpejti nis sezoni i nëntë i reality-show “Big Brother Albania”.
Ndryshe nga herët e tjera, ashtu siç ka thënë dhe prezantuesja e tij, Arbana Osmani, këtë vit ky show do të synojë shpërndarjen e vlerave edukative.
Kjo është dhe arsyeja pse banorët e rinj të shtëpisë më të madhe në vend do të zgjidhen me kujdes.
Juria profesioniste që do të kujdeset në përzgjedhjen e aplikuesve do të përbëhet nga tre persona.
Mes tyre është psikologu Edmond Dragoti, Anisa Brahami dhe Erald Pashaj. (A.R/SHUPLAKA)