Një grup shqiptarësh në Britaninë e Madhe kanë protestuar para ambasadës franceze në Londër.
Protesta kishte të bënte me arrestimin e Ramush Haradinajt për llogari të Serbisë.
Me thirrjet: “UÇK”, “Ne jemi heronj”, apo “Shqipëri etnike”, ata kanë bërë thirrje për lirimin e kreut të AAK-së.
Protesta ka qenë model pasi në fund nuk mungoi as shtrëngimi i duarve me policinë.
Më herët janë organizuar protesta në Kosovë, Maqedoni, Francë etj, ndërsa në Tiranë është paralajmëruar një protestë më datë 14 janar. (A.R/SHUPLAKA)