Një akident i rëndë ka ndodhur rreth orës 1 e 30 mëngjesit në Divjakë. Makina është përplasur me murin rrethues të banesës e për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i saj.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mërtish. Viktima shumë i ri në moshë vetëm 22 vjeç Jovan Rrushi ishte banues në fshatin Gungas. Ai ka humbur kontrollin e mjetit të tij tip ”Benz” e pasoja ka qenë fatale për jetën e tij.
Nga policia ende nuk janë mësuar shkaqet zyrtare të këtij aksidenti, por nuk përjashtohet as pista e akullit në rrugë. (E.K/SHUPLAKA)