14:10 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rrëfehet vajza që i vuri flakën 4 makinave të ish-të dashurit: Doja të frikësoja familjen e tij

09:24 | 09/01/2017
në Aktualitet, Kryesore, Te Gjitha
0
Rrëfehet vajza që i vuri flakën 4 makinave të ish-të dashurit: Doja të frikësoja familjen e tij

Desara Mançellari, 23-vjeçarja që në 1 prill të vitit 2016, u vuri flakën me qëllim katër automjeteve në pronësi të familjes së ish-të dashurit të saj ka dhënë këtë shpjegim për ngjarjen gjatë pyetjes në prokurori.

Në dëshminë e saj ndër të tjera tha: Lidhja me Filipin, i cili ka qenë 21 vjeç, ka qenë relativisht e mirë deri në momentin që filluan pakënaqësitë nga ana e së ëmës së Filipit dhe filluam të takoheshim në kundërshtim me nënën e tij. Situate e lidhjes sime me Filipin filloi të ishte e lodhshme dhe unë vendosa të ndahesha prej tij.  Në lidhje me këtë vendim timin s’ka qenë dakord i ati i Filipit, i cili në disa raste ka ardhur dhe poshtë banesës sime dhe kemi ndenjur në shumë raste deri në orët e para të mëngjesit në lokalin që ndodhet poshtë shtëpisë sime dhe në lokalin e tyre…

…Njëhërë më bindi që të shkoja të takoja Filipin tek lokali I tyre në mënyrë që të gjenim një zgjidhje. Në momentin që kemi hyrë në lokal, kam qenë bashkë me një kushërirën time. Në momentin që kemi hyrë në lokal, na janë hequr telefonat celularë të dyjave dhe më pas jemi ulur unë me kushërirën së bashku me të atin e Filipit.

Në këtë moment, kur kemi qenë të katërt në tavolinë, babai i tij më ka kërkuar llogari për faktin se unë frekuentoj një lokal ku rri dhe një ish-i dashuri im. Në këtë diskutim unë kam sqaruar faktin se Filipi është në dijeni të lidhjes sime të mëparshme dhe nuk i kam fshehur asgjë. Ku ka qenë çasti kur Filipi është çuar nga tavolina dhe më ka goditur me pëllëmbë.

Pasi është qetësuar situata, më është treguar një video nga telefoni i K. që ishte një burrë që i fusnin letra në gojë. Në vazhdim K. më ka treguar se videoja kishte qëllim që unë të kuptoja aftësitë e tyre për të bindur njerëzit. Më vonë nga Filipi kam mësuar se ishte zënë me të atin, pasi më ka kthyer në shtëpi me makinë. Në lidhje me situatën që përmenda më lart, në mendjen time qëndronte fakti që duhet ta frikësoja familjarisht familjen e Filipit që të qëndronin larg meje dhe familjes sime. Për këtë mendova të digjja makinën e Filipit.” (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: Desara Mancellarideshmiadjegia e makinave
Pas

Shikoni se çfarë bëjnë banorët pasi një “Golf” bllokon garazhin e dy pallateve (VIDEO)

Para

Makina që u gjet në det, dyshohet se transportoi mjetin ujor të mbushur me drogë

Para
Makina që u gjet në det, dyshohet se transportoi mjetin ujor të mbushur me drogë

Makina që u gjet në det, dyshohet se transportoi mjetin ujor të mbushur me drogë

Discussion about this post

 



Të Fundit

POSÍ, ka edhe për Ty! Credins bank & Mastercard lançojnë fushatën më të re me fokusin e rritjes së pagesave digjitale në Shqipëri.

Elbasan/ Në lagjen “11 Nëntori”, është gjetur i vetëvarur, në banesë, shtetasi M. B., 37 vjeç. Vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Berisha: Fakti që brenda 24 orësh njoftohen dy misione faktmbledhëse ndërkombëtare tregon se Shqipëria është një emergjencë

Rruga drejt suksesit, u kthye në Shqipëri me 150 euro, sot milioner

Berisha në Bruksel: Raporti i Parlamentit Europian damkosi regjimin e Edi Ramës, u denoncua me qartësinë më të madhe farsa elektorale

“Raporti i PPE damkosi regjimin e Ramës”, Berisha: Denoncoi farsën elektorale të 11 majit!

Dëmtohet gjatë punës në uzinën e ferrokromit/ Elbasan, 51-vjeçari dërgohet në spital

Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë më 2027

Proda në konferencën e 52-të Rajonale Evropiane të Interpol-it në Athinë

Britania e Madhe do të furnizojë Ukrainën me 100 mijë dronë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.