Presidenti amerikan Barak Obama deklaroi se ai i ka dhënë një këshillë pasardhësit të tij, Donald Trump. Sipas Obamës Trump nuk duhet të bëjë të pamundurën për të drejtuar Shtëpinë e Bardhë në mënyrën që mund të menaxhohet një biznes familjar, pra si një biznes.
Në një intervistë për ABC News, Obama tha se Trump duhet të respektojë institucionet amerikane. “Pasi keni bërë betimin, ju tani jeni në krye të organizatës më të madhe në Tokë, tha Obama për Trump”.
Po kështu ai paralajmëroi se ka një ndryshim mes qeverisjes dhe fushatës që ka bërë Trump. “Ka kryeqytete botërore, tregje financiare dhe njerëz nga e gjithë bota të cilët i marrin seriozisht ato që zoti Trump thotë,” theksoi Obama.
Duke folur për CIA-n, Obama tha se në një bisedë që kishte pasur me Trump kishte diskutuar rëndësinë e të pasurit besim në komunitetin e inteligjencës amerikane. “Do të ketë raste kur e vetmja mënyrë ku ju mund të merrni një vendim të drejtë është në qoftë se ju keni besim se procesi është duke funksionuar”, tha ai. (J.V/Shuplaka)