01:52 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Shkarkimi nga detyra, Elvis Rroshi ankimon vendimin në Kushtetuese

12:16 | 09/01/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkarkimi nga detyra, Elvis Rroshi ankimon vendimin në Kushtetuese

Kryetari pa mandat i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e mandatit të kryebashkiakut dhe më pas shkarkimin me vendim të këshillit të Ministrave.

Mësohet se ankimimi i vendimit është kryer përmes avokatit të Rroshit, Theodhori Sallaku. Ai e ka cilësuar vendimin e KQZ-së si antikushtetues.

“Ligji i dekriminalizimit cenon lirinë dhe të drejtat e njeriut. Vendimi në kundërshtim me Konventën e të Drejtave të Njeriut. Shpresoj që Kushtetuesja të ketë kurajon për një vendimmarrje të drejtë.”

Më 29 dhjetor, ndër të tjera KQZ vendosi për heqjen e mandatit të Elvis Rroshit, vendim që mori votim unanim. Në të njëjtën ditë, kryeministri Edi Rama firmosi shkarkimin e Rroshit nga posti i kryetarit të Bashkisë së Kavajës.

Më 20 dhjetor, Prokuroria e Përgjithshme renditi Elvis Rroshin ndër rradhët e politikanëve që prekeshin nga dekriminalizimi.

“Shtetasi Elvis Rroshi, me funksion kryetar i Bashkisë Kavajë, rezulton se nuk ka deklaruar në formularin “Për Dekriminalizimin”, si vijon:

  • Një dënim për veprën penale të “Përdhunimit” në grup, në vitin 1995 në Itali
  • Nuk ka deklaruar përdorimin e disa emrave në Zvicër
  • Në prill 1993 ka hyrë në mënyrë të paligjshme në shtetin zviceran dhe ka kërkuar azil, 14 maj 1993, është ndaluar nga policia e Zyrihut për një rast droge dhe është dëbuar 4 muaj më vonë.
  • Në korrik 1997 ka hyrë përsëri në mënyrë të paligjshme dhe ka kërkuar azil. Në gusht 1997 është dëbuar sërish.
  • Në vitin 2015 DEA/US , ka informuar autoritetet zvicerane se po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash.”, shprehej ndër të tjera Prokuroria.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Elvis RroshiKeshilli i ministraveKQZmandat
Pas

Shpërthim eksplozivi në makinën e shqiptarit në Itali, policia po punon në disa pista

Para

Me një mesazh në fërngjisht, ish-kapiteni i shqiptarëve shpreh mbështetjen për Haradinaj

Para
Shqiptarët e presin në kombëtare, Lorik Cana synon një klub tjetër

Me një mesazh në fërngjisht, ish-kapiteni i shqiptarëve shpreh mbështetjen për Haradinaj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.