03:05 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Kush ishte Beni, viktima e parë e të ftohtit. “T’iu rrojë, t’iu rrojë”, fjalët dhe portreti i të pafatit që do mbeten rrugëve të Durrësit

13:31 | 09/01/2017
në Kryesore, Sociale, Veç e Shuplakës
0
Kush ishte Beni, viktima e parë e të ftohtit. “T’iu rrojë, t’iu rrojë”, fjalët dhe portreti i të pafatit që do mbeten rrugëve të Durrësit

Këto tri ditë shumëkush ka dëgjuar për Benin, shumë nga ata që se njihnin, e shumë më shumë nga ata qytetarë të Durrësit që e njihnin atë. Sigurisht që do ketë pasur nga ata që u erdhi keq për ikjen e Benit nga jeta në një formë sa të thjeshtë edhe tragjike.. nga ata që e njihnin, që mund ta kishin gëzuar shpirtin e Benit me monedhat e tyre, dhe nga ata që deri më parë e shihnin me neveri e kur dëgjuan lajmin e vdekjes medemek u hidhëruan.

Beni i Durrësit, i cili në njoftimin zyrtar të Policisë së Durrësit që e braktisi, indentifikohet si shtetasi me iniciale A. S. 38 vjeç, ishte një endacak që nuk i binte më qafë kujt. E nëse do i bënim një portretizim profilit të viktimës së parë të të ftohtit siberian në Shqipëri, do mund të zbulonim sadopak nisur nga ato që Beni zbulonte nga skutat e shpirtit të tij e i ndante me një qytetare, ndër të paktat ose mbase e vetmja që ishte aty për ta dëgjuar.

“Shuplaka” mësoi se endacaku Beni ishte një njeri me zemër të mirë, por që kur pinte me ato pak qindarka të fituara nga lypja krijonte një imazh të keq në publik, por zemrën e kishte të mirë. Pinte shpesh, por kurrë nuk ishte agresiv ndaj të tjerëve, por ndaj vetes, ndaj fatit të tij të keq, mbase ndaj Zotit.

Nga sa Beni i tregonte mikes së tij, “Shuplaka” mëson se i kishin vdekur të dy prindërit, kishte vetëm një vëlla në Shijak me të cilin nuk fliste. Ai mbijetonte me ato që fitonte nga lypja. Beni nuk ishte njeri me çrregullime mendore sikundër është përfolur pasi ai iku nga kjo botë. Sigurisht kishte të meta, por në kushtet që jetonte kishte probleme shëndetësore… dhimbje veshkash, aq sa gjak urinonte.

“Ç’të të them… Një natë përpara se të vdiste më erdhi në dyqan duke u dridhur. I dhashë lekë dhe i thashë të shkonte të ndizte ndonjë zjarr. Beni u gjet i vdekur në shkallët e një lokali të braktisur ku po të shkoni do i gjeni batanijet e xhupat që i kam dhënë që të rrinte ngrohtë. Policia nuk e ka kërkuar atë sepse po ta kishte kërkuar, do ta kishte gjetur lehtësisht. Policët e dinin shumë mirë ku rrinte Beni se ai i përshëndeste sa herë që ata i kalonin pranë me furgonin e policisë.”, tregon mes trishtimit G. Musta, e cila i qëndronte pranë gjithmonë Benit të pafat.

Beni vdiq nga “Zoti të dhashtë” i atyre indiferentëve që nuk i dhanë asgjë në netë e ditë të ftohta, e për më tepër nga mungesa e vëmendjes dhe kujdesit të Policisë së Durrësit. Sikur policia, sikur bashkia e këtij qyteti të kishte menduar më herët për këta të braktisur nga të gjithë e githçka, ose qoftë edhe nëse do e bënin për dukje, Beni mbase do të ishte gjallë. Me shumë mundësi, do të ishte gjallë!

E i gjallë, ai do të vazhdonte të lypte, të buzëqeshte e kur të shihte gra me fëmijë do të vazhdonte të thoshte “T’iu rrojë, me jetë të gjatë”.

“Zoti që kujdeset për zogjtë e qiellës, s’ka me i lanë njerëzit të vdesin nga uja”, mendonte lypësi i Migjenit, mbase mendonte e Beni që i ishte dorëzuar fatit të tij, por ja që zemra e tij nuk duroi dot gjatë.

Iku Beni, iku e një tjetër “Beni” në Sarandë, e sa duhen? Apo me ngrohjen e motit, qeveritarët tanë shpëtojnë nga ky hall që u ra… (XH.A/SHUPLAKA)

beni-copy

Etiketa: durresendacakui ftohtiportret
Pas

Kapen 22 kilogramë drogë në kufirin me Greqinë, në pranga dy shqiptarët

Para

Alibeaj: Rama godet të pambrojturit, 22-vjeçarin që vetëvra nga depresioni. Eskobari i Ballkanit lëviz i lirë

Para
”4 ton drogë kapur në Itali transportuar nga Shqipëria. Me Ramën dhe Tahirin vendi oaz i bosëve”

Alibeaj: Rama godet të pambrojturit, 22-vjeçarin që vetëvra nga depresioni. Eskobari i Ballkanit lëviz i lirë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani sinjalizon se është i hapur për diplomaci mes tensioneve me Perëndimin

Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vendeve të punës. Fuqia punëtore do të ndryshojë në mënyrë drastike në 5 vitet e ardhshme

Belgjika i kthen Egjiptit një sarkofag 2,000-vjeçar

Japonia dhe BE-ja synojnë të zhvillojnë një rrjet të gjerë satelitor që do të zvogëlojë varësinë nga SHBA-ja dhe SpaceX

Kryeredaktori i revistës që botoi karikaturat e profetëve arrestohet në Turqi

FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit, bllokojnë fadromën

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor nëse SHBA kërkon ndërprerjen e pasurimit të uraniumit

“Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.