20:30 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Qëlluan më armë zjarri kundër policisë, gjykata i liron Çapjat: Nuk e njohën kur e qëlluan

15:59 | 09/01/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qëlluan më armë zjarri kundër policisë, gjykata i liron Çapjat: Nuk e njohën kur e qëlluan

Ardian Çapja, Florenc Çapja dhe Bledar Muça  u arrestuan  gjatë verës pasi hapën zjarr kundër oficerëve civilë të policisë, të cilët po i mbanin nën vëzhgim për shkak të një ngjarjeje kriminale kundër tyre. Kjo ndodhi pasi tre të dyshuarit nuk e njohën policinë dhe ata  qëlluan kundër saj pasi dyshuan se po organizohej sërish një atentat nga kundërshtarët e tyre. Me këtë argument Prokuroria e Krimeve të Rënda çoi dosjen  e tyre në Prokurorinë e Elbasanit pasi shpalli moskompetencën e saj.

Vepra penale  për të cilën tre të dyshuarit u hetuan tek Krimet e Rënda ishte “Vrasje për shkak të cilësive të veçanta, e ngelur në tentativë”, ndërkohë që Prokuroria e Elbasanit do t’i hetojë për “vrasje të ngelur në tentativë” kundër dy apo më shumë personave. Menjëherë pas shpalljes se moskompetencës nga Krimet e Rënda, Gjykata e Elbasanit i ka lënë të lirë Florenc dhe Ardian Çapjan, të cilët do të hetohen vetëm për veprën e “prodhimit të municioneve”.

Ndërkohë që në burg ka ngelur vetëm shtetasi Bledar Muça për dyshimet e vrasjes kundër dy apo më shumë personave të ngelur në tentativë. Siç thuhet jo zyrtarisht, Krimet e Rënda e shpallën moskompetencën për të zhvilluar hetime të mëtejshme për dosjen e Elbasanit, pas këqyrjes së kamerave të sigurisë të sekuestruara në afërsi të stadiumit të këtij qyteti, shkruan Top Channel.

Ngjarja:

Nga dinamika që shfaqet në kamera, mjeti i policisë me ngjyrë të bardhë, i vendosur për të këqyrur fisin Çapja pas një seri ngjarjesh kriminale në këtë qytet, nuk ka shenja dalluese. Duke qarkulluar përreth hotelit “Univers”, në afërsi të mjetit civil të policisë është afruar mjeti i zi ku ndodheshin Florenc dhe Ardian Çapja, si dhe Bledar Muça. Ky i fundit pretendon se menjëherë pasi kishte parë në sediljen e dytë të mjetit tjetër një person të armatosur kishte qëlluar me armë zjarri kundër tyre.

Momenti kur Bledar Muça qëllon me armë zjarri, nënvizon prokuroria, shfaqet edhe në kamerën e sigurisë, ndërsa më pas ai zbret dhe largohet në këmbë. Brenda pak momentesh, pasi mjetet janë përballë, nga makina e Çapjave pretendohet se ka qëlluar me armë edhe Florenc Çapja, ndërkohë që edhe policia u përgjigj me zjarr, Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë se edhe agjentët e vëzhgimit nuk kishin shenja dalluese të policisë, duke iu referuar edhe dëshmisë së të dyshuarve që pretendojnë se mjeti ku ishin agjentët civilë iu është dukur i dyshimtë pasi kishte disa dite që qakullonte përreth biznesit të tyre. Por agjentët civilë të policisë ishin vendosur në qytetin e Elbasanit në kuadër të një plani masash të Policisë së Shtetit, tre ditë pasi kundër fisit Çapja ishte organizuar një atentat për motive hakmarrjeje nga kundërshtaret e tyre. (J.V/Shuplaka)

 

capajt

 

Etiketa: fisi capjagjykata e elbasanit
Pas

Tjetër pistë për Manajn, e duan në Bundesligë

Para

Era Istrefi në spital, rrëshkiti duke bërë ski në Brezovicë

Para
Era Istrefi në spital, rrëshkiti duke bërë ski në Brezovicë

Era Istrefi në spital, rrëshkiti duke bërë ski në Brezovicë

Discussion about this post

 



Të Fundit

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

“Festë” në rrugët e Tiranës, tifozët shqiptarë e presin sfidën me këngë e valle! Si është atmosfera përpara Shqipëri-Serbi

Jep doreheqjen shefi i komisariatit te Himares Neritan Buzi

U la jashtë nga Silvinjo, portieri motivon Kombëtaren para Serbisë: Dalshi faqebardhë

Milano/ Policia arreston katër persona, mes tyre një shqiptar! Sekuestrohen apartamente luksoze dhe llogari bankare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.