12:59 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Tahiri letër INTERPOL-it: Anuloni urdhër -arrestin për Haradinajn! Ka probleme proceduriale!

16:46 | 09/01/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tahiri letër INTERPOL-it:  Anuloni urdhër -arrestin për Haradinajn! Ka probleme proceduriale!

Saimir Tahiri i dërgon letër INTERPOL-it, ku kërkon anulimin e urdhër-arrestit për kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Tahiri, përmes një letre dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të INTERPOL-it, Jurgen Stock, kërkon rishqyrtimin dhe rivlerësimin e urdhër-arrestit ndërkombëtar për Haradinajn. Tahiri nënvizon se urdhër-arresti ka gjithashtu probleme formale dhe proceduriale, duke renditur 3 prej tyre.

“Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të institucionit që unë drejtoj, të shpreh konsideratën më të lartë për punën tuaj si dhe t’ju falënderoj për bashkëpunimin e shkëlqyer më Policinë e Shtetit shqiptar gjatë vitit të kaluar. Nga ana tjetër, kam ndjekur me shqetësim të madh arrestimin e ish-Kryeministrit të Kosovës, njëherazi dhe një nga udhëheqësit e luftës së Kosovës kundër genocidit serb, z. Ramush Haradinaj, në Paris në datë 4 janar 2017, në zbatim të një Urdhër Arresti të INTERPOL-it”, shkruan  Tahiri.

Sipas Tahirit, zbatimi i urdhër-arrestit cënon parimet themelore të drejtësisë penale, si edhe të drejtat e njeriut.

“Haradinaj, subjekt i këtij Urdhër Arresti është hetuar, gjykuar dhe gjetur i pafajshëm nga Gjykata për Krimet e Luftës në Ish-Jugosllavi, me seli në Hagë, një autoritet gjyqësor ndërkombëtar i posaçëm që ka marrë një vendim për pafajësinë e tij, pas një procesi të gjatë e të drejtë, në përputhje me të gjitha normat ndërkombëtare të drejtësisë penale. Gjykimi dy herë për të njëjtën vepër penale është në kundërshtim të hapur me këto parime dhe në shkelje të të drejtave të njeriut, si dhe, në këtë rast, një precedent që bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare”, vë në dukje Tahiri.

Tahiri nënvizon se Urdhër Arresti ka gjithashtu probleme formale dhe proceduriale, duke renditur 3:

“Në këtë Urdhër Arrest, z. Ramush Haradinaj konsiderohet ende shtetas i Republikës Federative të Serbisë dhe Malit te Zi, entitet shtetëror, i cili ka pushuar së ekzistuari që në vitin 2006;  më lejoni gjithashtu t’ju rikujtoj se personi subjekt i Urdhër Arrestit ndërkombëtar në datë 6 qershor 2005 është ndaluar më parë nga autoritetet sllovene bazuar në të njëjtin Urdhër Arresti dhe është liruar menjëherë pasi autoritetet e kanë konsideruar atë si të pazbatueshëm; është e nevojshme gjithashtu të rivlerësohet nëse Urdhër Arresti ndërkombëtar plotëson kriteret e përcaktuara nga neni 3 i Kushtetutës së Interpol nga Konventa Evropiane për Ekstradimin”, shkruan ministri i Brendshëm shqiptar në letër. (V.G/SHUPLAKA)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”659″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: haradinajinterpolletertahiri
Pas

Francezët zgjedhin Zidanen “Trajneri më i mirë i Vitit”

Para

Koalicion me PS apo PD pas 18 qershorit? Ja si përgjigjet Meta (INTERVISTA)

Para
Ilir Meta sot në Prishtinë, do takojë AAK-në

Koalicion me PS apo PD pas 18 qershorit? Ja si përgjigjet Meta (INTERVISTA)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë , arrestohet autori i plagosjes me thikë

Tiranë /Finalizohet operacioni “Silent Load”, arrestohet 52-vjeçari që transportonte mallra të dyshuara si të kontrabanduara

Rusia sulmon gjatë natës Ukrainën, 600 dronë dhe 26 raketa lëshohen në Kiev

Rama reagon pas lirimit të hapësirave në Vlorë: Në Lungomare, një tjetër sipërfaqe u kthehet turistëve

Fier/Zjarr pranë “Ura e Daullasit”, ndërhyjnë zjarrfikësit

Elbasan/Finalizohet operacioni “Texas Poker 2”, arrestohet 31-vjeçari që kishte kthyer lokalin në kazino ilegale

DASH do të fillojë pushimet masive nga puna “në ditët e ardhshme”

“Fytyra të reja në drejtim” – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë emëron gruan e parë në krye të Komisariatit të Kuçovës

Vijon dhe sot aksioni i shembjeve të ndërtimeve pa leje në Theth

Punime në çati pa masa sigurie në Rrugën e Dibrës, rrezik për qytetarët(PAMJE)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.