17:13 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Asnjë vrasje në Dibër gjatë 2016-ës, por hashashi bën “kërdinë”

17:09 | 09/01/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Asnjë vrasje në Dibër gjatë 2016-ës, por hashashi bën “kërdinë”

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë së Dibrës kanë kryer një analizë vjetore të punës së kryer gjatë 2016-ës.

Sipas të dhënave, rezulton se gjatë vitit 2016 kemi një ulje prej 25 % të veprave penale krahasuar me vitin 2015.

 “Gjatë vitit 2016, janë evidentuar e referuar në Prokurori, 720 vepra penale, prej të cilave janë zbuluar 616 vepra, me një zbulueshmëri 86%. Gjithsej autorë të proceduar 716, nga të cilët 185 arrestuar, 491  në gjendje të lirë dhe 40 janë shpallur në kërkim.

Gjatë vitit 2015, janë evidentuar e referuar në Prokurori, 949 vepra penale, prej të cilave janë zbuluar 809 vepra, me një zbulueshmëri 85.2%. Gjithsej autorë të proceduar 968, nga të cilët 275 arrestuar, 628  në gjendje të lirë dhe 65 janë shpallur në kërkim.

Nga krahasimi me të njëjtën periudhë të vitit kaluar, shihet një ulje e  numrit të përgjithshëm  të veprave penale me 229 vepra penale me pak, ose 25 % me pak.

Si dhe një rritje e forcës zbulese me 4 % më shumë në vitin 2016 krahasuar me vitin 2015.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se në këtë qark, gjatë 2016-ës nuk ka patur fare vrasje. Pra, vepra penale e vrasjes është 0.

Mësohet se veprat penale për të cilat janë akuzuar përgjithësisht dibranët janë: prodhim dhe kultivim I lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe dhuna në familje.

Të dhënat zbulojnë se gjatë vitit 2016, , janë evidentuar 20 vepra penale për tregtim të lëndëve narkotike, janë zbuluar  20 prej tyre,  me 24 autorë të proceduar, nga të cilët 16 arrestuar, 6 në gjendje të lirë dhe në kërkim 2. Sakaq, janë sekuestruar 156 kg hashah dhe 10 gr heroinë.

Por, gjate 2016-ës, në këtë qark është rritur numri i personave që e kultivojnë lëndën narkotike.

“Në Qarkun e Dibrës janë identifikuar 47 raste kultivimi, zbuluar 7, me 12 autorë të proceduar, nga të cilët, 4 arrestuar, 4 ne gjëndje te lirë dhe 4 në kërkim.

Gjatë vitit 2015,  janë identifikuar 27 raste të kultivimit të bimëve narkotike, zbuluar 6, ose 27 % e tyre.”, thuhet në raport.

Pra kemi 20 raste më shumë të kultivimit të hashashit, krahasuar me 2015-ën.  (D.D/Shuplaka)

Etiketa: denimediberkrimepolicivepra penale
Pas

Si dhe kur vdes njeriu nga i ftohti? Simptomat dhe çfarë duhet të bëjmë

Para

Pagimi i taksave me këste, Tatimet: Ja bizneset që përfitojnë

Para
Pagimi i taksave me këste, Tatimet: Ja bizneset që përfitojnë

Pagimi i taksave me këste, Tatimet: Ja bizneset që përfitojnë

Discussion about this post

 



Të Fundit

VIDEO/ Zjarr në një pemtore në lagjen Virjon, Ullinjas të Berat

Qindra mijëra afganë detyrohen të largohen nga Irani

“S’mund të dalësh ashtu në fushë, është gabim”, Neuer nuk “kursen” Donnarumman, e sulmon pas dëmtimit të Musialës

Berat/ Zjarr në fshatin Mbrakull, zjarri shkrumbon një sipërfaqe të madhe me pisha

David Lammy thyen akullin, bëhet ministri i parë britanik që viziton Sirinë që nga kryengritja e vitit 2011

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, Ministri Hoxha dhe strukturat e IMT, IKMT, Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit në terren

Flakët përfshijnë Evropën, Gjermania, Greqia dhe Turqia në luftë me flakët

Kina i përgjigjet ndalesës së BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane

Aksidenti/ Talenti polak në luftë me jetën, vdes motra e tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.