17:58 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Arrestimi i Haradinajt, reagon MPJ franceze: S’ka dimension politik, ndër të parët që njohëm Kosovën

17:46 | 09/01/2017
në Flash, Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ramush Haradinaj duke hyrë në gjykatën franceze (FOTO)

Ministria e Jashtme e Francës ka publikuar qëndrimin e saj rreth arrestimit të kreut të AAK-së Ramush Haradinaj, i cili u ndalua më 4 janar në Aeroportin Bale –Mulhouse pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

MPJ franceze shprehet se, rastin e kanë në dorë autoritetet e drejtësisë të cilat janë duke vepruar në pavarësi të plotë. Ndërkohë që në Deklaratë theksohet se Franca kultivon raporte të afërta dhe miqësore me Kosovën.

Deklarata e plotë e Ministrisë së Jashtme të Francës: 

Z. Ramush Haradinaj është arrestuar më 4 janar 2017 në Aeroportin e Bâle-Mulhouse, mbi bazën e një kërkese të arrestimit të përkohshëm të shpërndarë nga Interpoli dhe ekzekutimi i të cilës është automatik, konform angazhimeve ndërkombëtare të Francës.

Autoritetet e drejtësisë franceze janë duke u marrë me dhe duke e shqyrtuar, në pavarësi të plotë, situatën me kujdesin më të madh. Procedura në vijim i përket autoriteteve të drejtësisë.

Z. Ramush Haradinaj e gëzon mbrojtjen konsullore dhe ka pasur mundësi të takohet me konsullin e Kosovës.

Ministria e punëve të jashtme dhe e zhvillimit ndërkombëtar është në kontakt me autoritetet kosovare dhe e ndjek këtë dosje me vëmendjen e vet më të madhe. Z. Jean-Marc Ayrault ka biseduar me homologun e tij të Kosovës z. Enver Hoxaj, në lidhje me këtë temë.

Franca, e cila ishte një prej vendeve të para që e njohu Kosovën në 2008, gëzon me këtë shtet marrëdhënie të afërta dhe miqësore. Veprimi që zhvillohet drejt z. Ramush Haradinaj i takon procedurave të drejtësisë të iniciuara nga kërkesa e Interpolit. Ai nuk ka asnjë dimension politik dhe nuk e modifikon politikën konstante të Francës dhe mbështetjen e saj për pajtim në rajon dhe zbatimit e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Franca i jep rëndësinë më të madhe vazhdimit të njërës dhe tjetrës. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: arrestimFranceharadinajMinistria e Jashtme
Pas

Ça pune bëjnë Inspektoriati dhe Ministria e Mirëqenies Sociale?

Para

Vaksinat anti-grip vijnë nga Kina, Spahia: Skandalet e Beqjas po rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

Para
Vaksinat anti-grip vijnë nga Kina, Spahia: Skandalet e Beqjas po rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

Vaksinat anti-grip vijnë nga Kina, Spahia: Skandalet e Beqjas po rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ultimatumi i Ramës për “vetëpastrimin” e Bashkive, japin dorëheqjen nënkryetarët në Librazhd dhe administratorët e njësive administrative

Takimi mes Mark Rutte dhe Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti paralajmëron tarifa të ashpra ndaj Rusisë

Zelensky pret të dërguarin amerikan: Më ofroi ndihmë për mbrojtjen ajrore

Policia Rrugore intensifikon kontrollet me dronë dhe radarë Poliscan .Qindra shkelje të konstatuara gjatë javës së kaluar

BE paralajmëron kundërmasa tregtare ndaj SHBA-ve me vlerë 72 miliardë euro në rast dështimi të negociatave

E gjithë Franca në festë, përkujtohet Dita e Bastijës

Gjyqi për vrasjen e Liridona Ademajt, i vëllai përballet me kunatin, Naim Murseli

Takim privat mes Keir Starmer dhe Donald Trump në fund të korrikut, Presidenti i SHBA planifikon vizitë zyrtare në Britani në shtator

Trump: SHBA-të janë mashtruar për dekada në tregti dhe shpenzime ushtarake! Koha që të veprojmë për Amerikën

Shkodër/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë në Dobraç

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.