23:43 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nis ndërtimi i urës së Mënikut në Ndroq, Veliaj: Problem disavjeçar për banorët

18:04 | 09/01/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nis ndërtimi i urës së Mënikut në Ndroq, Veliaj: Problem disavjeçar për banorët

Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e urës së re të Mënikut duke zgjidhur kështu një problem disavjeçar të banorëve të Ndroqit.

Kjo urë do jetë në shërbim jo vetëm të kalimtarëve, por edhe të automjeteve dhe do të shërbejë për të afruar më shumë banorët dhe produktet bujqësore të zonës me tregjet në Tiranë.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, i cili inspektoi punimet sot, u shpreh se ky është një tjetër premtim i mbajtur nga ana e bashkisë.

“Jam këtu që të mbaj fjalën! Para një viti e gjysmë dhamë fjalën në këtë komunitet, që një nga investimet do të ishte në urën e Mënikut, një urë e cila lidh 1200 banorë, njerëz punëtorë, të ndershëm, që merren me bujqësi, por që ishin totalisht të ndërprerë nga pjesa tjetër e civilizimit që përfaqëson Bashkia e Tiranës”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Ndër të tjera Veliaj shtoi se kjo urë do tu shërbejë banorëve edhe për të qenë më afër shërbimeve, por sidomos edhe për transportin e produkteve bujqësore dhe blegtorale drejt Tiranës.

 “Kjo është një ndër luginat më pjellore, jo vetëm në Tiranë, por edhe në Shqipëri; është lugina e Erzenit, ku rriten shumica e produkteve bujqësore që furnizon territorin e Tiranës. Është mëkat, fatkeqësi që jemi vonuar kaq shumë, por siç thotë shprehja: “Më mirë vonë se kurrë”! Ndaj, sot fillojmë një projekt i cili do të mbarojë për dy-tre muaj, që është vendosja e gjithë infrastrukturës së këmbëve të urës dhe bazamentit në 60 metra në lumin Erzen. Shpresoj shumë që pranvera të na gjejë me urën e mbaruar, që produktet bujqësore të mos vijnë me kaq sakrificë për të kapur tregun në Tiranë, por të jenë të aksesueshme përmes kësaj ure”, shtoi Veliaj.

Përveç kryebashkiakut, e pranishme në inspektimin e punimeve ishte edhe Deputetja e PS-së, Arjeta Alhysa.

Ajo u shpreh se ndërtimi i kësaj ure ishte një kërkesë e vazhdueshme e banorëve të Mënikut, të cilët për të kaluar lumin Erzen, detyroheshin të rrezikonin edhe jetën.

“Sot, për banorët e fshatit Mënik është një ditë e shënuar, për vetë faktin se është një problem me vite që ka ky fshat, ku banorët kanë vuajtur për një pjesë të urës, ku nuk mund të plotësonin as gjërat e tyre më të domosdoshme jetike. Me këtë fillim të mbarë, tregojmë se jo vetëm reforma territoriale ishte mjaft e domosdoshme, për ne si njësi administrative. Kemi 25 vjet që kjo njësi administrative, nuk ka njohur asnjë lloj investimi”, tha Alhysa.

Ndërtimi i kësaj ure pritet të përfundojë brenda dy muajve dhe do të ketë një gjatësi 60 metra dhe një gjerësi 6 metra. (D.D/Shuplaka)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”660″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Pas

Live’ Ceremonia e “Topit të Artë”, kush do të fitojë ? (VIDEO)

Para

Një “virus”po shpërndahet në “WhatsApp”, ka mashtruar mbi 260 mijë përdorues

Para
Whatsapp sjell risin e fundit, nuk do ta besoni çfarë opsioni shtohet

Një “virus”po shpërndahet në “WhatsApp”, ka mashtruar mbi 260 mijë përdorues

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.