UPDATE/ Kristiano Ronaldo është shpallur futbollisti më i mirë i vitit.
Në ceremoninë e zhvilluar sot në Zyrih të Zvicrës nga FIFA janë ndarë disa çmime, ku kryesor ishte trofeu “Topi i Artë”, që i’u dha sulmuesit portugez të Reali të Madridit.
17:40 Po zhvillohet ceremonia e “Topit të Artë” në Zyrih të Zvicrës, e organizuar nga FIFA që do të prezantohet nga aktorja hollivudiane, Eva Longoria dhe Marco Schreyl.
Në këtë event do të ndahen disa çmime për këtë vit, ku disa prej tyre janë: (bashkangjitur jane edhe fituesit)
Futbollisti më i mirë
Nominimet: Cristiano Ronaldo, Leo Messi, Antoine Griezman.
Fitues: Cristiano Ronaldo
Nominimet: Melanie Behringer, Carli Lloyd, Marta.
Fituese: Carli Lloyd
Trajneri më i mirë
Nominimet: Claudio Ranieri, Zinedine Zidane y Fernando Santos
Fitues: Claudio Ranieri
Trajnerja më e mirë
Nominimet: Jill Ellis (United States), Silva Neid (Germany), Pia Sundhage (Sweden)
Fituese: Carli Lloyd
Çmimi, tifozët më të mirë
Fitues të këtij çmimi janë ultrasit e Borusias së Dortmundit dhe Liverpulit.
FIFAPro, Top-11-ja më e mirë: Manuel Nojer, Dani Alvesh, Xherard Pike, Serxho Ramos, Marçelo, Luka Modriç, Toni Kros, Andres Iniesta, Messi, Luis Suarez dhe Kristiano Ronaldo
Çmimi Puskas
Nominimet: Marlone nga Brazili, Daniuska Rodríguez (femer) nga Venezuela, Mohd Faiz Subri nga Malajzia
Fitues: Mohd Faiz Subri
Kandidatë për trofeun e madh “Topi i Artë” do të jenë treshja Ronaldo – Griezman- Mesi. Ylli argjentinas nuk është i pranishëm në këtë ngjarje, ndërsa portugezi me francezin e Atletiko Madridit kanë mbërritur.
Siç raportojnë mediat e huaja, favorit për këtë çmim është, sulmuesi i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo. I cili vetëm pak javë më parë u vlerësua me “Topin e Artë” nga prestigjozja “France Football”. 31-vjeçari ka shansin të marrë të dytin për këtë vit.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”661″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]