FIFA ka publikuar Top-11-ën më të mirë të vitit përmes ceremonisë live që po mbahet në Zyrih të Zvicrës.Manuel Nojer, Dani Alvesh, Xherard Pike, Serxho Ramos, Marçelo, Luka Modriç, Toni Kros, Andres Iniesta, Messi, Luis Suarez dhe Kristiano Ronaldo plotësojnë formacionin më të mirë.Asnjëri prej lojtarëve katalanas nuk janë të pranishëm në këtë event. Siç raportoi sot klubi blaugran, arsyeja e mos prezencës së tyre është përgatitja për ndeshjen ndaj Atletiko Bilbaos.