Ergys Kaçe do të vazhdojë të luajë me fanellën e PAOK-ut në kampionatin grek.
U përfol shumë për një kalim të tij te kampionët në fuqi të Shqipërisë, Skënderbeu apo edhe për ofertën e Kukësit.
23-vjeçari në një prononcim për portalin tonë “Shuplaka” ka folur rreth ofertave nga Superliga Shqiptare.
Futbollisti i kuqezinjëve ka mohuar zërat se mund të luajë në kampionatin tonë dhe thekson që nuk ka marrë asnjë ofertë nga ndonjë ekip në Shqipëri.
“Nuk jam kontaktuar nga asnjë klub shqiptar, aq më pak nga Kukësi apo Skënderbeu. Nuk e di nga kanë dalë këto lajme”-shprehet Kaçe.
Ndër të tjera ai thotë që për momentin është i fokusuar të ekipi i tij PAOK-u.
Pavarësisht faktit se ka kaluar një vit të vështirë si me ekipin Viktoria Plzen në çeki dhe me kombëtaren kuqezi kampionati Shqiptar nuk është në nivel për mesfushorin e rritur në Selanik. (Eva Marku/Shuplaka)