Japonia ka hapur për herë të parë ambasadën e saj në Tiranë.
Mësohet se ambasador rezident në kryeqytetin tonë do të jetë, Makoto Ito.
Ito do të jetë ambasadori i parë i Japonisë rezident në Tiranë.
Shteti i fuqishëm aziatik dhe një nga ekonomitë më të fuqishme në botë më parë ka pasur vetëm një konsull nderi, ndërsa tani e ka ngritur nivelin e saj të përfaqësimit.