Pas urdhrit të ministrit të Financave, Administrata tatimore ka kryer kontrolle në të gjithë zinxhirin e tregtimit të gazit, nga grosistët e importit deri tek pikat e shitjes me pakicë për të parë nëse ka abuzime lidhur me çmimin e këtij produkti.
Pavarësisht dhjetëra kontrolleve. Administrata tatimore nuk ka zbuluar asnjë abuzim në tregun e gazit të lëngshëm.
Televizioni “Top Channel” ka zbardhur raportin paraprak të Tatimeve, ku thuhet se çmimet në treg reflektojnë kostot dhe nuk kanë elementë abuziv.
Sipas administratës, çmimi fundor lëviz në mënyrë lineare nga importi tek pika fundore e shitjes dhe nuk ka elementë abuziv.
Pavarësisht këtij rezultati, Tatimet thonë se kontrollet mbi kompanitë e gazit do të vazhdojnë me të njëjtin intensitet. (D.D/Shuplaka)