Pas akuzave të Berishës që ministrant e kabinetit kanë përfituar për të dalë për gjah në vend që të kontrollojnë situatën e përkeqësimit të motit, ka reaguar Ministri i Financave Arben Ahmetaj.
Berisha e quajti atë “derr të pakënaqur”, kështu që edhe Ahmetaj nuk nguron të ia kthejë me të njëjtën monedhë.
“Thonë që derri është e vetmja kafshë që nuk ecën mbrapsht, por vetëm para. Meqë i rrjedhuri e ka përmendur sot ketë kafshë disa herë, i uroj të përshpejtojë vetëm para për aty ku është nisur dhe me padurim e presin…….P.S,…..proverbën për herën tjetër”, shkruan Ahmetaj në Facebook. (D.D/Shuplaka)