22:18 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

LSI i del “kundër” Ramës, ja propozimet për Reformën Zgjedhore

23:26 | 09/01/2017
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
EMRAT, LSI zgjedh nën/kryetarët dhe Sekretarin e Përgjithshëm

Lëvizja Socialiste për Integrim  (LSI), ka dalë kundër kryeministrit Rama referuar zgjedhjeve me lista të hapura.

Ka qenë pikërisht nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka propozuar disa ndryshime për reformën zgjedhore.

Vasili i ka dërguar i ka dërguar një draft komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, ku propozon 7 pika për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Një nga këto pika është edhe që zgjedhjet të bëhen me lista të hapura. Kujtojmë këtu se më hërët, kryeministri Rama e ka kundërshtuar një gjë të tillë.

Propozimet e LSI-së:

1-Të forcohet ndëshkimi për cilido që blen dhe shet votën.

Blerja me çfarëdo forme (me para në dorë, me premtime për para ose shkëmbim në natyre, dhëna e parave për mos votim, duke i marrë zgjedhësit kartën e identitetit) duhet të konsiderohet Krim dhe jo Kundërvajtje Penale si deri më sot. Ndërsa shitja e votës apo e kartës së identitetit të mbetet Kundërvajtje Penale.

2-Të forcohet ndëshkimi për fotografimin e votës.

Fotografimi i votës nga ana e votuesit (votës së tij ose të afërmve) duhet të shpallet Kundërvajtje Penale. Dënimi në këtë rast mund të jetë gjoba ose ndalimi i votimit në zgjedhjet e ardhshme. Kur fotografimi i votës bëhet nga komisionerët duhet të jetë e dënueshme me burgim. Kërkesa apo shtrëngimi ndaj zgjedhësit për të fotografuar votën të konsiderohet krim.

3- Transparenca financiare e partive politike në zgjedhje.

Mos deklarimi, deklarimi i rremë apo moskthimi i parave në buxhet, që rezulton nga auditimi i KQZ mbi zgjedhjet e shkuara e ndalon partinë të regjistrohet si subjekt zgjedhor.

Mos-deklarimi i shpenzimeve të kryera pas çdo aktiviteti politik, brenda 24 orëve nga aktivitetit si dhe burimin e parave, që mbulojnë atë aktivitetet, duhet të dënohet me gjobë deri më ç’regjistrim të partisë nga pjesëmarrja në zgjedhje. Çregjistrimi merret si masë në rastet të përsëritura.

4-Konkurrimi i partive me lista shumë-emërore të hapura.

Në nenin 163 paragrafi i pestë duhet të ndryshojë si vijon: Menjëherë pas përfundimit të procedurave për ndarjen e mandateve për çdo parti politike, sipas këtij neni, KQZ përcakton mandatet nominale për çdo parti politike, në bazë të renditjes së kandidatëve sipas rezultateve të votimit duke filluar nga kandidati që ka mbledhur më shumë vota.

Pika 6 e nenit 163 duhet të shfuqizohet (parashikon të drejtën e kryetarit të partë për të qenë në më shumë se një listë votimi).

Këto ndryshime diktojnë amendamentin dhe të dispozitave që parashikojnë fletën e votimit, në mënyrën e votimit, administrimin dhe nxjerrjen e subjektin politik ashtu dhe për kandidatin e listës për çdo subjekt.

5- Transferimi i votuesve. (Lista e zgjedhësve)

Neni 46 pika 1 fjalia e parë duhet të riformulohet si më poshtë:

Lista e zgjedhësve hartohet për çdo zonë qendrore votimit dhe përmban të gjithë zgjedhësit që deri në datën e shpalljes së dekretit të Presidentit të Republikës për zgjedhjet e ardhshme (parlamentare apo vendore) kanë vendbanimin e regjistruar në RKGJC në atë zonë qendre votimit.

6- Të përshpejtohet nxjerrja e rezultatit të zgjedhjeve duke shtuar grupet e numërimit.

Kodi ka parashikuar 90 ZAZ dhe në çdo ZAZ ka një vend të numërimit të votave. Shtimi i numrit të vendeve të numërimit kondicionin shtimin e numrit të ZAZ pasi ato janë përgjegjës që nga votimi deri në nxjerrjen e rezultatit.

Për këtë duhet të ndryshojë aneksi 1 i Kodit Zgjedhor i cili ka parashikuar ndarjen e territorit në 90 ZAZ.

Propozojmë krijimin e 200 ZAZ sipas ndarjes përafërsisht 20.000 zgjedhës. Teorikisht për çdo ZAZ të cilave do t’i korrespondohet nga një VNV.

7- Heqja e KQZ si shkallë e parë e shqyrtimit të ankesave zgjedhore.

Shfuqizim i pjesës së 10 të Kodit Zgjedhor e cila parashikon ankimin në KQZ për të gjitha llojet e vendimeve. Kjo kërkon mendimin e disa dispozitave të tjera. Qëllimi është shmangia e ankimit administrativ në KQZ dhe ankimi drejtë për drejtë nga çdo subjekt në Kolegjin Zgjedhor.

Në galerinë e mëposhtme keni fotot e draftit zyrtar, ku krahas propozimeve keni dhe arsyetimin e LSI-së për secilin prej tyre. (D.D/Shuplaka)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”667″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: LSImetaramavasili
Pas

“Futbollisti më i mirë i vitit”, ja për kë votuan Agolli dhe De Biasi (FOTO)

Para

Papunësia në Eurozonë, më e ulëta që prej korrikut 2009

Para
Papunësia në Eurozonë, më e ulëta që prej korrikut 2009

Papunësia në Eurozonë, më e ulëta që prej korrikut 2009

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasje PD-PS në Dibër, bllokohet makinë me para e tollona nafte

Kukës/Dy persona në kërkim për korrupsion zgjedhor, kontrolle nga SPAK dhe Policia

Papa Leoni XIV nderon Françeskun me lutje private në Santa Maria Maggiore

Krujë/Niset shpërndarja e kutive të votimit për zgjedhjet, 93 qendra dhe mbi 62 mijë votues

Tragjedi në Divjakë, 65-vjeçari gjendet i mbytur në një kanal vaditës

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.