Erjon Braçe ka reaguar, dje, me një status të gjatë në Facebook për mbylljen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve.
Deputeti socialist është munduar të justifikojë këtë mbyllje për shkak të epidemisë së gripit, por në fakt përgjatë tekstit ka pohuar se në kopshte dhe shkolla mungon ngrohja për të përballuar këtë situatë dhe prandaj qeveria ka bërë mirë që i ka mbyllur që opozitës mos t’i bëhet qejfi kur të shohë kushtet e vërteta që kanë objektet arsimore në vend.
Sipas tij, ata që ankohen për mbylljen e shkollave janë prindërit që duan të rrinë në lokale e restorante dhe i kanë fëmijët në shkolla private apo jashtë shtetit.
Nuk është e qartë nëse ai i referohet fëmijëve të disa ministrave të qeverisë Rama që i kanë fëmijët me studime jashtë apo në shkollat private më të shtrenjta të Tiranës. E sigurt është që ai akuzon për këtë qeverisjen e berishës dhe 8 vitet ku nuk u bë asnje investim për ngrohjen në institucionet arsimore. (E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”669″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]