11:29 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nga 34 mijë vetëm 10 shqiptarë përfituan azil në Gjermani, rrëfimi e i trishtë i gjimnazistit të kthyer

09:19 | 10/01/2017
në Aktualitet, Bota, Te Gjitha
0
Nga 34 mijë vetëm 10 shqiptarë përfituan azil në Gjermani, rrëfimi e i trishtë i gjimnazistit të kthyer

Vetëm 10 shqiptarë përfituan azil në Gjermani nga 34 mijë qytetarë gjithsej. Të nxitur nga problemte ekonomike, varfëria, papunësia, ata zgjodhën Gjermaninë për një jetë më të mirë, por Gjermani nuk i zgjodhi ata.

Në një rrëfim për “DW” disa shqiptarë kanë folur për ëndrrat, pritshmëritë dhe trishtimin që i kaploi pas refuzimit të kërkesës. “Ishte 12 gushti i vitit të kaluar kur u riktheva në Shkodër. Për fat të mirë nuk kishim shitur shtëpinë. Në shtator fillova gjimnazin atje ku e pata lënë, në vitin e dytë. Kisha humbur dy vite, shokët e mi filluan universitetin. Prindërit dhe motrat u kthyen 3 muaj më vonë, babai gjeti në Duisburg një avokat, pagoi 500 euro për të kundërshtuar vendimin e rikthimit në Shqipëri. Por nuk fitoi.”, ka rrëfyer gjimnazisti nga Shkodra Akil Varfi.

I riu ka rrëfyer se vendimi për t’u nisur drejt Gjermanisë nuk ishte një vendim i mirëmenduar, por një vendim çasti shkaktuar nga vështirësitë ekonomike, prindërit pa punë në një familje prej 6 personash.

“Ajo që unë e familja ime kuptuam në fund krejt qartë është se zgjodhëm një rrugë të gabuar për të  punuar dhe jetuar në Gjermani. Por koha që kalova në Duisburg, gjithë sa mësova, njerëzit që njoha ndryshuan jetën time .. tani ushqej ëndrrën që të kthehem atje përsëri, jo si azil-kërkues por si punë-kërkues apo student”, është shprehur më tej Akili.

“Ka njerëz në Shkodër që duan të shkojnë në Gjermani si azil kërkues.. atyre u them, „ Jooo, Moos, nuk bëhet” dhe i rrëfej gjithë përvojën e familjes sime. U them ka rrugë të tjera , të sigurta: emigrimi si punëkërkues, gjuha gjermane, kontrata e punës. Kjo do të jetë edhe rruga ime. Hera tjetër do të jetë ndryshe, nuk do të shkoj si azil-kërkues por si punëkërkues, me një kontratë pune”, shprehet më tej i riu, pavarësisht se gjatë qëndrimit në Gjermani mësoi gjuhën dhe frekuentoi edhe një shkollë profesionale për sekretari.

Sipas një studimi të Fondacionit Gjerman”Hans Seidel” në Tiranë dhe Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim, 53.805 qytetarë nga Shqipëria aplikuan për azil në Gjermani gjatë 2015-ës. Por vetëm 1% e numrit total të aplikantëve morën përgjigje pozitive. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: azilkerkuesgjermani
Pas

Bora pas 32 vitesh, fillon shpërndarja e kripës në Sarandë

Para

Lori Hoxha zbulon pikën e saj të dobët (FOTO)

Para
Nipi i parë vjen në jetë, si e shpreh teze Lori gëzimin

Lori Hoxha zbulon pikën e saj të dobët (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

E pazakontë në Kosovë! Avokati sjell në Kuvend 4 gomerë

‘Jemi pranë agimit 2030’, Toni Gogu: Punë titanike për integrimin në BE

Ryshfet dhe korrupsion! 13 të arrestuar në doganën greke të Mavromatit, Qafë Bota u bllokua për disa orë

Më shumë se 900 tërmete në dy javë! Japonia goditet nga lëkundja të reja sizmike, sa ishin magnitudat

Detyrat “stok”, Tabaku: Legjislatura e 10-të mbyllet si kurrë më parë

Përplasi 3 makina dje në Tiranë, identifikohet drejtuesi i “Audi Q8”, i shpallur në kërkim për ngjarjen e Astirit

Policia e Serbisë shpërndan bllokadat gjatë natës në Novi Sad, 79 të shoqëruar

Durrës/Arrestohet një person, në kërkim 3 të tjerë për grabitje me armë zjarri

Zjarri te landfilli në Elbasan, opozita kërkon debat parlamentar

Babai i tre fëmijëve dhe një futbollist i rëndësishëm për Liverpoolin dhe Portugalinë! Kush ishte Diogo Jota, ylli që ndërroi jetë një javë pasi u martua

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.