Klajdi Pupa 20 vjeç dhe Florian Thana 19 vjeç janë dy të rinjtë që u vunë sot në prangat e Policisë së Durrësit nën akuzën e “Vjedhjes me dhunë, kryer në bashkëpunim”.
Ata akuzohen për dy vjedhje karburantesh, përkatësisht një në datën 12 dhjetor 2016 dhe një në datën 9 janar 2017.
“Më datë 12.12.2016, rreth orës 02:50, shtetasit e mësipërm dyshohen se nën kërcënimin e armës I kanë marrë xhiron ditore rojeve të një karburanti , në afërsi të mbiklaimit të Fllakës, rreth 150 000 – 200 000 lekë.”, bëhej me dije ndër të tjera në deklaratën e policisë.
Nga foto e postuar në rrjetet sociale, shihet se si dy të rinjtë kanë drekuar një ditë më pas.
“Përshëndetje nga unë dhe nga Klajdi Pupa, iu lutem mos na ngacmoni se jemi familjarë.”, shkruan Florian Thana. (XH.A/SHUPLAKA)