15:35 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

4 viktimat e të ftohtit dhe 6 njerëzit e sistemit

21:21 | 10/01/2017
në Kryesore, Te Gjitha, Veç e Shuplakës
0
4 viktimat e të ftohtit dhe 6 njerëzit e sistemit

Sot, te Parku i Mallrave në Korçë u gjend i vdekur një 60-vjeçar. Viktima e katërt nga i ftohti. Një endacak. Më herët 3 të tjerë humbën jetën: Beni endacak nga Durrësi, Leonard Arapi jetimi nga Saranda dhe Bashkim Çepa roje pallati nga Golemi i Lushnjës.

Pas 4 vjetësh qeverisje, nëpër të cilat kryeministri Edi Rama ka përsëritur e ka përsëritur se fajin e ka sistemi, le t’i hedhim një sy sistemit që i la këta fatkeqë të vdisnin.

Punonjësi Çepa, që humbi jetën ndërsa punonte roje pallati dhe strukturat që duhet të këqyrin kushtet e punës. Së pari është Inspektoriati Shtetëror i Punës, i cili varet nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Inspektoriati nuk ka vepruar në rastin Çepa, po ashtu Ministria e Punës. As ka kontrolluar se në çfarë kushtesh punonte Çepa, as nëse ishte i siguruar, as se për cilën kompani punonte.

Le të kalojmë te rasti i jetimit në Sarandë dhe 2 rastet e endacakëve në dy bashki të tjera: Korçë e Durrës. Tri kryebashkiakët: Florjana Koka, Sotiraq Filo dhe Vangjush Dako. Tre të pastrehë për të cilët duhet të kujdeseshin institucionet që drejtohen nga Koka, Filo dhe Dako. Bashkitë, që drejtohen nga kryebashkiakë të majtë kanë në dorë një program strehimi, i cili i favorizon jetimët dhe të pastrehët. Në mos te kreditë e buta, te bonusi i qirave ose banesat sociale. Sa mund t’i kushtojë një shteti strehimi i 100 endacakëve në Shqipëri që nuk e ka bërë ende?!

Dhe meqë endacakët janë të paktë në qytet, a nuk duhet të strehoheshin ata së paku në këto ditë të ftohta duke u gjendur nëpërmjet policisë së shtetit apo asaj bashkiake për t’u mbajtur ngrohtë në Sarandë, Durrës e Korçë?!

Tani duhet që edhe të pastrehët në kryeqytet që u është dhënë ndihma e parë provizore të strehohen përfundimisht (pas spektaklit të madh të ndihmës së parë) dhe mos lëshohen rrugëve deri në dimrin e ardhshëm.

Për koecidencë, ashtu si disa demokratë vendosin shenjën e barazisë pa vend me 21 Janarin që po vjen, është i njëjti numër viktimash me protestën në bulevard. Dhe meqë sistemit, që përbëhet nga këta njerëz që ju shihni në foto s’kemi çfarë t’i bëjmë, drejtuar nga një parti e majtë që duhet t’i kishte me qejf politikat sociale, të shpresojmë për pak mot më të mirë…që viktimat mos të shkojnë 5,6,7…/SHUPLAKA                                                        

received_10211399473172061
Edi Rama kryeministër, Dritan Ylli kreu i Inspektoriatit Shtetëror i Punës, Florjana Koka kryebashkiake e Sarandës, Vangjush Dako kryebashkiak i Durrësit, Sotiraq Filo kryebashkiak i Korçës, Blendi Klosi ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë

FOTOT E FATKEQËVE QË HUMBËN JETËN NGA I FTOHTI

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”683″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

 

 

 

Pas

Tri ndryshimet e Paketës së Re Fiskale që penalizojnë makinat, nga rritja e taksave te kolaudimi

Para

Shëndetësia falas një iluzion, ja sa shpenzojnë shqiptarët për kurim

Para
Shëndetësia falas një iluzion, ja sa shpenzojnë shqiptarët për kurim

Shëndetësia falas një iluzion, ja sa shpenzojnë shqiptarët për kurim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarri me përmasa të mëdha aktivizohet në zonën e Konispolit, rrezikohen banesat. Zjarrfikëset ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

EMRI/ Dhunohej nga burri, gruaja largohet nga shtëpia. Policia arreston 58-vjeçarin në Tropojë, nis kërkimet për 48-vjeçaren

Ndezi zjarr në tokën e tij por u dogjën edhe 225 rrënjë ulliri, arrestohet 64 vjeçari në Fier

Rusia kryen sulme masive ndaj dy rajoneve kyçe në Ukrainë

EMRI/ Tentoi të kalonte 3 emigrantë të huaj drejt Greqisë, arrestohet në Korçë marokeni 24-vjeçar

Furnizonin me kokainë shpërndarësit në Tufinë, Kinostudio e Fresk, 2 të arrestuar në Tiranë (Emrat)

Putini premtoi se 18-vjeçarët nuk do të luftonin në Ukrainë, por të paktën 245 prej tyre kanë humbur jetën

Dështon rrjeti i prostitucionit në Elbasan, arrestohen tutorë e punonjëse seksi! Procedohen pronarët e dy apartamenteve dhe sanitarja

Operacioni ‘Plazhi i lirë’/ Hiqen 85 çadra dhe shezlongë te Kepi i Rodonit në Durrës, vihet nën hetim 59-vjeçari

Krim i rëndë në Budva, 65-vjeçari vret vëllanë dhe nipin! Ulet në kafe pas ngjarjes dhe pret policinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.