Lidhja Social Demokrate ende po heshtë lidhur platformën e përbashkët shqiptare. Është dita e tretë me radhë që TV21 kërkon përgjigje lidhur me këtë temë, por askush nga kjo parti nuk i përgjigjet thirrjeve.
Ndërsa kreu i VMRO-DPMNE Nikola Gruevski tashmë është shprehur kundër disa pikave të kësaj platforme, nga LSDM thonë se po presin dokumentin zyrtar.
Ndërkaq në emisionin Click Plus, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti e thotë qartë, nëse nuk pranohet platforma e përbashkët, qeveri nuk do të ketë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.
“Jeni ju për zgjedhje të reja Z. Ahmeti ?
“Pse jo? Sigurisht që vendin e çon në zgjedhje të reja mospranimi i platformës nga cili do subjekt”, tha Ahmeti.