02:58 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mediat “arrestojnë” Lutfi Dervishin, reagon analisti: Si i bëhet për një vetting për lajmet?!

20:40 | 10/01/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
MBRËMË NUK E NDEZA TELEVIZORIN

Gazetari dhe analisti Lutfi Dervishi ka reaguar sot pas publikimit në media të lajmit të arrestimit të një personi me të njëjtin emër në Prishtinë, e për të cilin mediat shpejtuan të përdorin foton e analistit nga Shqipëria.

Në fakt Lutfi Dervishi i Kosovës është një mjek i kërkuar për rastin “Medikus”, për trafik të njerëzve dhe krim të organizuar.  Ai ishte prej vitesh në arrati, ndërsa një portal në Kosovë vendosi foton e gazetarit dhe analistit nga Shqipëria.

Vetë analisti, ka reaguar me anë të një shkrimi, ku sqaron se kjo është hera e dytë që i ndodh kjo gjë me mediat dhe me të drejtë nge pyetjen “1 milionë hallëshe” siç e quan ai: “Si i bëhet për një vetting për lajmet?!”

Reagimi i plotë i analistit:

Arrestohem pas disa vitesh në arrati…!Ky ishte lajmi që qarkulloi sot në disa portale. Lajm i vërtetë, por me fotografi të gabuar. Lajmi është për arrestimin e Lutfi Dervishit, mjek urolog në Kosovë.

Nuk është hera e parë që foto ime shoqëron personin e gabuar. Kjo histori ka nisur 6 vjet më parë. Në nëntor të vitit 2010, një student shqiptar në Bjellorusi më shkruan në email se kishte parë portretin tim në një emision investigativ rus që transmetohej në 11 republika të ish Bashkimit Sovjetik.
Duke parë linkun, fjalët e rrëfimtarit…”personi që do të shihni është Lutfi Dervishi kreu i kartelit kriminal më të rrezikshëm në Ballkan”, pasoheshin nga një foto e imja, e vetmja foto që kam me dhëmbë “jashtë”.

I shqetësuar i shkruaj redaktorit të emisionit për ngatërresën. Nuk mora përgjigje, Me ndërmjetësinë e një drejtueseje të një organizate jo qeveritare në Moskë, redaktori kërkoi ndjesë, por që të bënte korrigjimin kërkoi foton e “Lutfi Dervishit” të vërtetë.

Guglloj dhe në imazh në atë kohë shfaqej vetëm fotoja ime. Në atë kohë nuk kishte në rrjet foto të adashit tim. Në një blog të Kosovës, dikush kishte postuar foton time me shënimin: ‘Kqyre, kqyre, ky kasapi jonë ka bërë transpalant flokët dhe i ka bërë të bardha, për të mos u dalluar…”

Pas 6 vitesh, ekzistojnë foto të Lutfi Dervishit urolog, por portalet në këto raste për të testuar klikimet nuk e shohin të udhës të vendosin foton e urolugut, por foton time.

Kjo situatë më shumë për të nënqeshur dhe më pak për të buzëqeshur, — kthehet edhe në objekt sarkazme në rrjet.

Një komentues shkruante: efektet e para të reformës në drejtësi, në tjetër i mbante ison me parrullën rroftë vettingu dhe një tjetër më i kujdesshëm shtonte: “lajmi duket pak i parakohshëm”.

Ngatërresat me mjekun urolog kanë ndodhur shpesh edhe në rrjetin social facebook. Kryesisht nga Kosova në inbox vijnë kërkesa për t’u vizituar tek doktori. Studimet e larta i kam mbaruar në fakultetin Gjeologji Miniera, dega shpim. Jam diplomuar, por nuk kam punuar si inxhiner shpimi. Por janë më të shumtë ata që më drejtohen si “doktor…” në facebook. Do të më pëlqente të isha mjek, por…kaq!
Foto e përzgjedhur nga redaktorët, i shkonte shumë titullit dhe e sigurtë — një grep i mirë për klikime. Sot nuk quhesh njeri I përfolur. Sot thonë: ke qenë i klikuar.

Ngatërresat në jetën virtuale me portalet në Shqipëri janë bërë të pashmangshme dhe të mendosh që….nuk kam ndërruar emrin dhe as mbiemrin.

Pyetja 1 milionë hallëshe: si i bëhet për një vetting për lajmet?! (A.R/SHUPLAKA)

 

Lajmi i publikuar nga një portal në Kosovë:

luti

Etiketa: arrestimilajmilutfi dervishi
Pas

Berisha: Ja çfarë ngjarjesh po fshehin “çunat e krimit”

Para

Kirurgu në Bilisht i qep kokën pacientit duke tymosur cigare

Para
Kirurgu në Bilisht i qep kokën pacientit duke tymosur cigare

Kirurgu në Bilisht i qep kokën pacientit duke tymosur cigare

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA/ Senatori demokrat Tim Kaine prezanton rezolutën që kërkon tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga konflikti Izrael-Iran

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Më shumë se 20 palestinezë u vranë nga Izraeli pranë vendeve të ndihmës në Gaza

Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Iranit, krahasimi i sistemeve të tyre politike

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.