Ditën e sotme u shënua viktima e katërt nga i ftohti në vendin tonë. Rasti i rëndë vjen nga qyteti i Korçës, ku u gjet i pajetë 60-vjeçari Ilia Lifo.
Lidhur me katër rastet fatkeqe ka reaguar edhe sociologu Ergys Mërtiri.
Edhe pse kemi të bëjmë me katër ngjarje të rënda, Mërtiri ironizon Policinë e Shtetit.
“Policia po bëhet jorgan për fukaranë. Janë vetëm 4 të vdekur, për mungesë kamerash”, shkruan Mërtimi në profilin e tij në Facebook.
Më herët kanë humbur jetën edhe tre persona të tjerë: Beni në Durrës, Leonard Arapi, jetim, nga Saranda dhe Bashkim Çepa, roje i një pallati në Lushnje.
Javët e fundit, kur nisën edhe temperaturat e ulta, Policia e Shtetit ka shpërndarë në media foto dhe video ku shfaqen punonjësit e saj duke ndihmuar dhe strehuar njerëzit në nevojë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Bashkia e Tiranës. (A.R/SHUPLAKA)