Llogaria zyrtare e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë në “Twitter” u sulmua për disa çaste nga hakerat serbë. Me mbishkrime të tilla si “Kosova është Serbi”, sulmi zgjati për disa minuta gjatë së martës.
Pak minuta më pas, mësohet se faqja u mor prapë në kontroll. Ky sulm vjen një ditë pasi “Anonymous Albania”, paralajmëroi sulme virtuale ndaj Francës pas arrestimit të Ramush Haradinajt.
Përmes një video, hakerat serbë shpreheshin: “Ky është mesazhi për shqiptarët dhe institucionet e tyre të rreme dhe të vetëshpallura në vendin tonë historik”. (XH.A/SHUPLAKA)