20:48 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sulmi i SHIK në Rinas, akuzat e Izet Haxhisë, raporti i ushtrisë gjermane dhe video në CNN

09:42 | 11/01/2017
në Aktualitet, Kryesore, Te Gjitha
0
Sulmi i SHIK në Rinas, akuzat e Izet Haxhisë, raporti i ushtrisë gjermane dhe video në CNN

Në një nga rrëfimet e tij ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia dëshmoi se në ngjarjet dramatike të 97-s, i ishte kërkuar të organizonte fshehtas një atentat ndaj Ambasadës Amerikane. Më është kërkuar të organizoj një sulm ndaj Ambasadës Amerikane – ka dëshmuar Haxhia duke shtuar se për këtë ishte konsultuar veçmas edhe me një ish-këshilltar të Berishës, sot gazetar aktiv.

Haxhia thotë se Berisha i ka kërkuar “ti japë një mësim të mira Mariza Linos”. “Asaj lavires, duhet t’i japim një mësim të mirë, sepse po punon kundër Shqipërisë… ti mund ta godasësh atë” – ka cituar ishtruproja fjalët e Berishës, raporton gazeta Dita. Në një intervistë botuar dje dhe sot në DITA mbi ngjarjet e 97-s, Haxhia akuzon PS se u bë bashkëfajtore me Berishën, në momentin që e amnistoi atë për krimet e atij viti, duke firmosur marrëveshjen famëkeqe të 9 marsit.

Në këtë intervistë ai jep detaje edhe nga bisedat e tij me Berishën për atentatin e kërkuar prej këtij të fundit ndaj Ambasadës Amerikane: “Ka qenë muaj maj, ishte koha kur Pjetër Arbnori ishte i ftuar për një vizitë në SHBA nga Kongresi Amerikan. Ishte krijuar opinioni në të gjithë se SHBA i kishte hequr vizën e kuqe Berishës dhe po përkrahte të majtët për të ardhur në pushtet. Ishte një rast i mirë për të treguar se të majtët antiamerikanë u zhgënjyen nga kjo vizitë e Arbnorit që i jepte kredibilitet PD-së së shkatërruar.

Duke u nisur nga kjo, më thërret Berisha në zyrë e më thotë që “ajo lavirja (e kishte fjalën për Mariza Linon, ambasadoren amerikane në atë kohë në Tiranë) duhet t’i japim një mësim të mirë për të gjitha ato që ka bërë kundër nesh, sepse ajo po punon kundër Shqipërisë, ngaqë është e lidhur me lobet greke antishqiptare në Amerikë. Ti mund ta godasësh atë”, më tha.

-Të mendohem, i thashë e të bëj planin për këtë. Në atë kohë, vërtet edhe unë isha i mendimit se Lino po punonte në mënyrë të tillë. Por kur bëhej fjalë për një vend si Amerika, thashë të pyesja dikë që njifte mirë politikën e jashtme dhe Amerikën. I them Mero Bazes se po të godisja ambasadën amerikane, kuptohet sipas planit tim, pa më thënë njeri, çfarë mund të ndodhte.

Më tha: “Në mënyrë absolute mos ndërmerr një veprim të tillë”. Megjithëse kisha bërë planin për ta goditur nga disa pika ambasadën amerikane, pas kësaj që më tha Mero Baze, hoqa dorë nga plani. Pas disa ditësh më thërret Berisha dhe më thotë se çfarë kisha bërë për atë porosinë. I thashë që është e pamundur, sepse ambasada ruhet nga forcat marinse të Amerikës dhe policia shqiptare. – “Ti nuk ke dashur ta bësh!”, më tha i zemëruar. Ky ka qenë komunikimi i fundit i imi me Berishën president”. Kjo është dëshmia e përsëritur e Izet Haxhisë. Një atentat ndaj Ambasadës Amerikane? Duket e ekzagjeruar, por me gjasa nuk është aspak kështu.

ambasada

Ka prova paralele se ish-Presidenti Berisha ka shkuar larg në synimin për të qëndruar me çdo kusht në pushtet. Një operacion i fshehtë i SHIK-ut ka tentuar të shkaktojë viktima të huaja në Tiranë dhe t’i shpallte ato si sulme të “rebelëve të kuq” për të vendosur ndërkombëtarët kundër grupeve të armatosura që kërkonin dorëheqjen e Berishës.

Ka një dëshmi se makinat e blinduara të Bankës së Shqipërisë u përdorën për operacione të SHIK-ut gjatë trazirave të 97-s. Një burim diplomatik tërhoqi ndërkohë vëmendjen e DITA-s mbi një video të arkivës së CNN dhe një raport të ushtrisë gjermane për një ngjarje të 14 marsit të atij viti në Rinas të Tiranës. Videoja tregon dy makinat e blinduara të Bankës, që hapin zjarr mbi trupat gjermane që po evakuonin shtetasit e huaj nga Tirana. Ato janë përgjigjur me zjarr dhe furgonat e bardhë të blinduar janë larguar. Në studion e CNN ndërkohë që transmetoheshin këto pamje, ishambasadori shqiptar Qesku deklaronte: “Ja cfarë po bejnë rebelët, perëndimi duhet të reagojë ndaj tyre”. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: cnnSHIKsulmi ne Rinas
Pas

Madonna shkon me deklaratën e saj kundër Trump

Para

Kryeministri italian operohet nga zemra sapo kthehet nga Parisi

Para
Kryeministri italian operohet nga zemra sapo kthehet nga Parisi

Kryeministri italian operohet nga zemra sapo kthehet nga Parisi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

Shefi i NATO-s kërkesë Indisë, Kinës dhe Brazilit: Telefononi Putinin për të kërkuar bisedime paqeje me Ukrainën

Akuzohet për tentativë grushti shteti, prokuroria braziliane kërkon dënimin e ish-presidentit Jair Bolsonaro

Rrëzohet aeroplani në Florida, momenti kur banorët shpëtojnë 4 pasagjerët

Putin synon të vazhdojë luftën derisa Perëndimi të pranojë kushtet e tij për paqe

Dështon takimi i ministrave të jashtëm në Bruksel, Sllovakia bllokon sanksionet e reja të BE-së kundër Rusisë

Përfshihet nga zjarri një depo në Lipjan, nuk raportohen të lënduar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.