Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka bërë me dije gjendjen e kalueshmërisë në akset kombëtare. Mësohet se në Rajonin Verior Shkodër nuk ka ndryshim në gjendjen e akseve të këtij Rajoni. Kontraktorët janë duke punuar për pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës. Në kthesat e ekspozuara ka grumbullime të sasisë borës , për shkak të erërave të forta.
Në Rajonin Qëndror Tiranë: Gjendja e kalueshmërisë në akset e këtij Rajoni është normale, me përjashtim të segmentit Lunik – Steblevë, ku qarkullohet me zinxhirë.
“Nga komunikimi me specialistin e Drejtorisë së Rajonit Jugor Gjirokastër, mësojmë pas punës së kryer nga kontraktori për pastrimin e aksit dhe për hedhjen e kripës, tani qarkullimi në aksin Vlorë – Palasë kryhet pa zinxhirë. Vazhdon puna për pastrimin e akseve Tepelenë – Gjirokastër dhe Gjirokastër – Kakavijë, të cilat vazhdojnë të qarkullohen me zinxhirë. Po ashtu vazhdon puna edhe në Përmet – Çarshovë – 3 Urat, ku trashësia e borës ka arritur 35 cm. Në Qafë Muzinë po punohet për pastrimin e aksit. Momentalisht kalohet akoma me zinxhirë.”, bën me dije Ministria e Transportit.
Të gjithë kontraktorët që mbulojnë me kontrata mirëmbajtje akset rrugore, janë në gadishmëri nuk ka probleme ne qarkullimin. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në akset ku ka prezencë bore ose ngricash, si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.
Gjendja e kalueshmërisë në akset kombëtare:
QARKU TIRANË
Akset e Qarkut të Tiranës qarkullohen pa zinxhirë.
Segmenti Qafë Priskë – Qafë Mollë, i kalueshëm pa zinxhirë.
Me zinxhirë qarkullohet vetëm segmenti i fundit i këtij aksi Qafë Mollë – Bizë
QARKU DURRËS
Në Qafë Shtamë dhe në Sarisalltik qarkullimi bëhet pa zinxhirë. Po punohet me hedhje kripe, për shkak të ngricave.
QARKU ELBASAN
Në aksin Elbasan – Qafë Thanë, është bërë pastrimi i aksit dhe është hedhur kripë, 3 tonë kripë, për shkak të ngricave. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Aksi Elbasan – Gjinar po pastrohet dhe kriposet në vendet ku ka ngrica. Kalimi pa zinxhirë.
Në aksin Librazhd – Steblevë, segmenti Lunik – Steblevë qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë për shkak të ngricave. Janë hedhur 2 tonë kripë.
Dalja e Tunelit – Elbasan nuk ka probleme për qarkullimin. Është pastruar dhe spërkatur me kripë.
QARKU BERAT
Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin.
QARKU VLORË
Në Vlore – Llogora vazhdon puna për pastrimin dhe kriposjen e aksit. Qarkullimi është me zinxhirë.
Në aksin Palasë – Sarandë, në Shën Vasil, qarkullimi është me zinxhirë.
Në Sarandë ka rreshje bore, rreth 10 cm.
QARKU GJIROKASTËR
Në Gjirokastër ka rreth 20 cm borë.
Në Jorgucat – Muzinë – Sarandë qarkullimit është me zinxhirë.
Akset Gjirokastër – Kakavijë dhe Tepelenë – Gjirokastër, qarkullohen me zinxhirë.
Në aksin Valare – Erind – Çajup, segmenti Valare – Çajup kalohet me zinxhirë. Segmenti Erind – Çajup e bllokuar,
Aksi Ura e Leklit – Përmet – Çarshovë – 3 Urat
qarkullohet me zinxhire.
Të gjitha akset e këtij Qarku sot qarkullohen me zinxhirë
QARKU KORÇË
Gjatë natës ka rënë rreth 10 cm borë. Të gjitha akset e Korçës qarkullohen me zinxhirë.
Kontraktorët janë duke bërë pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës. Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me mjetet borëpastruese dhe fuqi punëtore.
QARKU FIER
Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin.
QARKU LEZHË
Në aksin Rrëshen – Tuneli i Thirrës, janë marrë masat për pastrimin dhe hedhjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë, me kujdes, në të gjitha korsitë.
Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset tjera të këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin.
QARKU KUKËS
Trashësia e borës në aksin Bajram Curri – Valbonë, arrin deri në 100 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur dhe i pastruar. Ka prani të erërave të forta. Qarkullimi kryhet pa zinxhire.
Trashësia e borës në aksin Ura e Bujanit – Qafë Morinë, Sopot – Kërn – Tropojë, arrin deri në 50 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë duke pastruar aksin. Aksi është i hapur. Është hedhur kripë. Ka prani të erërave të forta. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Trashësia e borës në aksin Bajram Curri – Kam, arrin deri në 50 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur.
Kemi prani të erës së fortë. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.
Në aksin Tuneli Kalimashit – Dogana Morinë, trashësia e borës arrin deri në 70 cm. Aksi është i hapur. Aksi qarkullohet pa zinxhirë. Firma kontraktore ka bërë pastrimin dhe spërkatjen e aksit me kripë. Puna vazhdon pa ndërprerje për pastrim dhe kriposje.
Trashësia e borës në aksin Kukës – Bushtricë, K/Domaj – Reç, arrin deri në 70 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet të kryhet me zinxhirë.
Aksi Kukës – Ura e Zapodit dhe ka rreth 40 – 50 cm borë. Është bërë pastrimi i aksit dhe kriposja. Qarkullimi pjesërisht me zinxhirë.
Edhe aksi Krumë – Qafë Prush, Plepa – Kam ka rreth 40-60 cm borë (në Qafë Prush). Qarkullimi kryhet me zinxhirë.
Trashësia e borës në aksin Shote Galica – Qendër Kukës – Krumë, arrin deri në 50 cm (Në Qafën e Toblit). Mjetet borepastruese janë në gadishmëri. Nëpër kthesa të ekspozuara era e fortë ka mbledhur rreth 2 m borë. Është hedhur kripë për të eleminuar ngricat. Aksi është i hapur . Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.
Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me mjete dhe fuqi punëtore.
QARKU DIBËR
Në aksin Kuben – Vasie, ka 50 cm borë, qarkullimi kryhet me zinxhirë.Në aksin Peshkopi – Qafë Drajë, ka 50 cm borë. Mjetet borepastruese janë në punë. Aksi është i hapur. qarkullimi bëhet me zinxhirë.
Në aksin Qafë Bualli – Peshkopi – Maqellarë – Bllatë ka rreth 30 cm borë. Qarkullimi kryhet me zinxhirë.
Trashësia e borës në Ura – Komsi – Ulëz – Ura e Matit arrin deri në 20 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është I hapur. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Në aksin Ura e Qytezës – Zerqan, Ura e Cerenecit – Steblevë, ka rreth 50 cm borë, qarkullimi bëhet me zinxhirë.
Në aksin Skuraj – Qafë Bualli qarkullohet pa zinxhirë.
Në aksin Qafë Bualli – Krastë, ka 35-40 cm borë, qarkullimi bëhet me zinxhirë. Është hedhur kripë për shkak të ngricave.
QARKU SHKODËR
Trashësia e borës në aksin K/Hadroj – Qafë Benë – Rrëshen arrin deri në 30cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë
Nuk ka probleme ne qarkullim në aksin Hani i Hotit – Tamarë. Është hedhur kripë nga firma kontraktore. Mjetet janë në gadishmëri dhe po punojnë pa ndërprerje.Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Trashesia e borës në aksin Fushë Arrëz – Nyja Fushë Dukagjin, arrin deri në 120 cm ( në Qafë Mali). Mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet me zinxhirë.
Trashësia e borës në aksin Qafë Mali – Fierzë, arrin deri në 50 cm. Mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet me zinxhirë. Ka prani erërash të forta që bëjnë herë pas here bllokimin e rrugës.
Në aksin Koplik – Dedaj – Bogë, Rruga po pastrohet nga kontraktori. Kalimi në Koplik – Dedaj kryhet pa zinxhirë. Në segmentet Dedaj – Razëm dhe Dedaj – Bogë me zinxhirë pjesërisht. Kurse në segmentin Dedaj – Bogë me zinxhirë për shkak të ngricave dhe erës së fortë. Të gjitha akset po pastrohen dhe është hedhur kripë.
Trashësia e borës në aksin Laç – Vau i Dejës – Fushë Arrëz, arrin deri në 30 – 50 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Segmentet Q.Qele-Gomsiqe 20 cm borë, segmenti Gomsiqe-Pukë 40 cm borë, segmenti Pukë –Fushë Arrëz 50 cm borë. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë në segmentin Q.Qelë – Pukë- F,Arrëz, për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricave në rrugë.
(XH.A/SHUPLAKA)