Bardhi Sejdarasi, ish-këshilltari i ish-ministrit të Financave Shkëlqim Cani u përvishet gazetarëve të ftuar në ”Top Show”-n e Alban Dudushit.
” Ndjej keqardhje për nivelin e gazetarëve debatues: As kulturë, as etikë, përveç të tjerash edhe injorantë në fushën për të cilën debatohej!”, sulmon Sejdarasi.
”Po ndjek Top Show-n e Dudushit! Ndjej keqardhje për nivelin e gazetarëve debatues: As kulturë, as etikë, përveç të tjerash edhe injorantë në fushën për të cilën debatohej! Lexojnë këta gazetarë apo duan të mbeten profanë?
Ndjehem keq edhe sepse disa prej tyre kanë qënë studentët e mi! Kolegë, lexoni ligjin dhe aktet e tjera të emergjencave civile, gjeni një kontratë shërbimi për mirëmbajtjen e rrugëve dhe bëjeni investigimin tuaj mbi këtë bazë! Nuk bëhet debat me ekspertët e fushës pa u përballur më parë me përgatitjen për emisionin. Ju thjesht bërtitët, disa herë të gjithë bashkë pa dëgjuar as njëri-tjetrin! Si mundet? Ndiqni ritransmetimin për të parë sa “gazetarë” ishit! Keqardhje!”, komenton më tej ai.
Të ftuar në emisionin e Dudushit ishin ministri Ilir Beqaj, Denion Meidani, Klodiana Lala, Lindita Çela, dhe Bledi Gilaj dhe në lidhje direkte Shemsi Premçi. (V.G/SHUPLAKA)