Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 26-vjeçar pasi është i dënuar nga gjykata. Bëhet fjalë për Hamdi Llanën ku Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës në datën 23.04.2015 e ka dënuar me 2 vite e 18 ditë burg për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ky vendim është marrë nga Gjykata pasi 26-vjeçari Llana më datë 05.07.2014, në lagjen Nr.8 të këtij qyteti, rreth orës 14:00, pas një konflikti për motive te dobëta ka goditur me thikë 33-vjeçarin me iniciale N.B dhe 26-vjeçarin me iniciale F.H duke ju shkaktuar dëmtime serioze për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. (J.V/Shuplaka)