Ish – Kryetari i Komunës së Xhafzotajit , 64-vjeçarin me iniciale A.H është nën procedim penal nga Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës. Ky procedim ka ardhur pasi mbi të është bërë një kallëzim nga një qytetar i cili pretendon se nuk është trajtuar me tokë sipas ligjit Nr.7501 dhe as me ndihmë ekonomike, siç e parashikon ligji për familjet në nevojë në kohën kur 64-vjeçari ka qënë në detyrë.
Detaje:
Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës filluan proçedimin penal në ngarkim të shtetasit:
- A.H. 64 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, ish – Kryetar i Komunës Xhafzotaj.
Më datë 09.01.2017, ka bërë kallzim shtetasi F.A. 58 vjeç, banues në Xhafzotaj, pasi pretendon se nuk është trajtuar me tokë sipas ligjit Nr.7501 dhe as me ndihmë ekonomike, siç e parashikon ligji për familjet në nevojë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Shpërdorimi i detyrës”parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)