Olsi Teqja dhe Ilion Lika i janë bashkuar ekipit të Tiranës në fazën përgatitore që po zhvillohet në Antalia.
Mbrojtësi dhe portieri kanë zhvilluar seancën e parë ditën e sotme, ndërsa pritet që nesër të mbërrijnë edhe Merveil dhe Moise.
Gjendja e ekipit është shumë e mirë gjatë këtyre ditëve përgatitore. Dorian Kërçiku ka lënë pas problemin muskulor dhe është stërvitur me skuadrën nën drejtimin e Josës. Kryeqytetasit do të luajnë miqësoren ditën e nesërme ndaj Akzhayik.