Dje Aleksandër Frangaj largoi nga televizioni ”ABC News” drejtorin e Informacionit Armand Shkullakun. Një lajm që u komentua gjerësisht edhe pas intervistës së vetë Shkullakut për arsyet dhe hulumtimit të mëtejshëm të portalit ”Shuplaka”. ”Ndryshimi i linjës editoriale dhe menaxherale”, ishte arsyeja e artikuluar butë, ndërsa ”Shuplaka” raportoi se një nga arsyet ishte raporti i Frangajt me kryebashkiakun Erion Veliaj.
Por Shkullaku nuk është i vetmi i larguar. Bashkë me të janë shkarkuar edhe 3 korrespodentët e këtij televizioni, Vincent Triest i BE-së, Robert Goro i Greqisë, dhe Arta Tahiri e Maqedonisë.
”Shkullaku nuk do më shkarkonte, se e vlerësonte punën time. Më ka kërkuar të qëndroj në ABC, pavarësisht që kisha oferta nga media të tjera. D.m.th erdhi një ofertë serioze para disa muaj.”, thotë Triest.
Triest jep një intervistë, ku shpjegon me detaje se si u shkarkua me një mesazh nga Zyra e Financës.
Vincent a mund të kemi ndonjë koment më shumë për largimin nga ”ABC News”?
Vendimi është financiar, rikonstruktim të Organikut. Pavarësisht se çdokush ishte i kënaqur me punën time.Dhe reportazhet që unë sjell nga vende e Europës Perëndimore.
Kur të është komunikuar vendimi?
Para dy ditësh, por meqënëse erdhi aq befasues, pritnim pak ta bëjmë publik për të parë çfarë po ndodhte.
Ajo çfarë ka ndodhur është që është marrë vendimi që ABC mos të ketë më korrespondentë.
Kush është shkarkuar tjetër nga korrespodentët, gazetarët?
S’e di, nuk më është komunikuar asgjë. Përveç shkarkimit tim.
Por di që edhe Shkupi dhe Athina është hequr. 3 veta ishim si korrespondent të jashtëm Goro, Arta Tahiri, dhe unë. Dhe unë lëvizja këtu në BE, ata raportonin nga një vend. Por zyrtarisht isha në Holandë.
Kush ta komunikoi shkarkimin?
Zyra e financës me një mesazh. Unë jam tani për momentin në Holandë.
Çfarë marrëdhëniesh kishe me drejtorin e Informacionit, i cili është larguar njësoj?
Tërësisht profesional. Kam pasur vetëm biseda për punën time me të. Si mund të kesh dhe ti komunikim me punonjësit, ashtu e kisha dhe unë komunikimin për punë me Armand Shkullakun.
Një marrëdhënie shumë korrekte me të, por gjithmonë në lidhje me punën.
Po a nuk duhet ta kishte komunikuar ai shkarkimin?
Shkullaku nuk do më shkarkonte, se e vlerësonte punën time. Më ka kërkuar të qëndroj në ABC, pavarësisht që kisha oferta nga media të tjera. D.m.th erdhi një ofertë serioze para disa muaj.
Kam pasur vetëm komente pozitive. Jam përpjekur t’i jap një zë azilkërkuesve dhe klandestinëve këtu në vende të Europës. Dhe jam i kënaqur që më është dhënë mundësia.
Me çfarë do merresh tani? Do ndjekësh ofertat e tjera?
Unë kam përdorur pjesën më të madhe për mediat shqiptare, por financiarisht kam fituar gjithmonë më shumë me media të huaja. Unë shkruaj shumë për shtypin Holandez dhe Britanik. Në Shqipëri do shikoj kush është i hapur për të punësuar një njeri si unë./(V.G-SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”725″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]