Dita e djeshme ka qënë e mbushur me ngjarje përsa i përket kronikës së zezë. Një 40-vjeçar në Fier, babai dy fëmijëve ka humbur jetën, pasi kaloi mbi akullin e një liqeni dhe përfundoi brenda tij. Po e njëjta ngjarje ndodhi edhe në Tiranë me dy fëmijë, motër e vëlla, 12-vjeçari humbi jetën, ndërsa motra e tij arriti që të shpëtonte.
Por sa janë ndërgjegjësuar njerëzit nga këto ngjarje? Një i ri ka rrezikuar jetën e tij duke kaluar me gjithë makinën në liqenin e ngrirë të Shkodrës. Një akt që mund t’i kushtonte atij jetën, por nuk ka qenë i vetmi, shumë persona e kanë kthyer një mënyrë argëtimi ngrirjen e liqeneve, rezervuarëve apo kanaleve pa e kuptuar se po luajnë me jetën e tyre, shkruan Jeta Osh Qejf. (J.V/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”729″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]