Lirohet me kusht Ramush Haradinaj. Gjyqi që po zhvillohet në Colmar të Francës mori këtë vendim. Sipas vendimit të Gjykatës Haradinaj duhet të paraqitet dy herë në javë te kjo gjykatë dhe nuk duhet të ikë nga Franca momentalisht.
Ndërkohë Ministria e Drejtësisë në Serbi i ka dërguar sot autoriteteve franceze dokumentacion shtesë në lidhje me zgjerimin e hetimeve ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, tha për Tanjug, ministri serb i drejtësisë.
Serbia pret që Franca t’i përgjigjet banda afatit të caktuar për kërkesën e tyre për ekstradimin e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj i cili po mbahet prej ditësh në gjëndje arresti në Francë, pasi u ndalua me 4 janar në bazë të urdhër-arresteve të lëshuar në vitin 2006.
Haradinaj dyshohet sipas këtyre urdhër-arresteve se gjatë viteve 1998 dhe 1999 ka kryer krime lufte kundër civilëve serbë dhe joshqiptarë. (SHUPLAKA)