Një ngjarje e rëndë është shënuar së funmi në shtetin fqinj, ku dy persona, vëlla e motër mes tyre, kanë vrarë vëllanë e vogël në bashkëpunim me bashkëshortin e së motrës dhe një nip. Shkak është bërë trashëgimia pasurore e familjes.
Ngjarja ka ndodhur në Rosarno, Reggio Calabria, Itali dhe janë vënë në pranga Vittoria Scarfone, 54- vjeçe dhe bashkëshorti i saj Vincenzo Timpani. Mediet italiane shkruajnë se janë shpallur në kërkim edhe vëllai i Vittoria Scarfone dhe një nip.
Krimi i rëndë është kryer natën e 14 gushtit. Sipas medieve vendase, viktima, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u vra pak para se të hynte në banesë.
Ai dhe të akuzuarit ishin në konflikt mes tyre për pasurinë e trashëguar nga nëna. (XH.A/SHUPLAKA)
(Vittoria Scarfone & Vincenzo Timpani)