Kryeminsitri Edi Rama nëpërmjet një video të postuar në Facebook sqaron se periudha nga festat e fundvitit e deri më sot regjistron volumin më të ulët të ndërprerjes së dritave në 25 vitet e fundit.
Në videon e postuar shfaqen punonjësit e OSHEE-së të cilët po punojnë për rregullimin e një linje të energjisë elektrike në një zonë thellë të vendit.
“Pavarësisht temperaturave të rëna në minimume historike, periudha nga festat e fundvitit e deri më sot, regjistron volumin më të ulët të ndërprerjes së dritave në 25 vitet e fundit. Kjo falë investimeve të kryera në një pjesë të vendit si rezultat i reformës në energji dhe punës heroike të punonjësve të OSHEE-së, në gjithë ato zona ku rrjeti i amortizuar i kohës së elektrifikimit, ku ende s’janë shtrirë investimet e reja, siç e tregon edhe ky filmim nga një zonë shumë e thellë malore”, shkruan Rama në Facebook. (J.V/Shuplaka)