”Dorëheqja e Lelës për të justifikuar marrjen e tij nga Basha në PD”, ky është konkluzioni i avokatit Altin Goxhaj lidhur me dorëheqjen e drejtorit të ”Mapo”-s Alfred Lela ditën e djeshme.
”E vërteta e teatrit MAPO: “4 burra në një varkë”. me “Skenarist”: Henri Çili, “Aktor”: Alfred Lela, “Regjisor”: Edi Lesi, dhe “Producent”: Lulzim Basha!”, komenton Goxhaj, i cili thekson se është e gjitha një mizanskenë.
”Është fyerje për inteligjencën mesatare të besosh se Sorosisti Lela i Çilit ka dhënë dorëheqje nga MAPO! Është thjeshtë një mizanskenë e shkruar dhe vënë në skenë nga Basha, Çili, Lela dhe Lesi për të justifikuar në kulmin e diskreditimit marrjen në gji të PD…
E kuruar deri në detaj, skenaristi Çili dhe aktori Lela priten sa të shpallej lajmi i pritshëm i shkarkimit të Shkullakut për ta përdorur dhe shfrytëzuar reaksionin publik duke sajuar teatrin e transferimit të Lelës nga MAPO te PD duke krijuar perceptimin se: ja shkarkuan edhe Shkullakun dhe Lelën që refuzoi t’i shërbejë Çilit në dobi të Ramës ndaj dhe dha “dorëheqje”!”, shkruan Goxhaj. (V.G/SHUPLAKA)