Nga moti e keq rrjeti i shpërndarjes së energjisë elektrike është prekur nga defektet në disa linja të tensionit të mesëm dhe të ulët. Sipas Operatori të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike janë 8 fidera me defekt në mbarë vendin nga 1174 që është numri në total i tyre.
Po kështu në njoftimin e tyre sqarohet se OSHEE ka angazhuar në terren 1800 punonjësit e saj, të organizuar në 11 brigada avarie për cdo rajon të cilët vijojnë të punojnë për riparimin e avarive në të gjitha zonat ku raportohen ato.
Rajoni Tiranë: Pjesërisht Unaza e Re ku është djegur transformatori në një prej kabinave që furnizon këtë zonë.
Rajoni Elbasan: Cërrujë/Gramsh.
Rajoni Korçë: Fshati Cemericë.
Rajoni Fier me lagjet: Qenas, Kastriot, 16 Prilli.
Rajoni Vlorë: Gorisht.
Rajoni Kukës: Pjesërisht Fajzë , Shemri , Qarr , Antenat/Has, pjesërisht Lekbibaj, Rragam, Qytet Fierzë.
Rajoni Shkodër: Arrës, Miliska , Iballë/Puke si dhe Lagjet Dushkë dhe Zvinë në fshatin Berishë, Lagjet:Dobraç,Rus, Kiras, policia, F.N.Sh/Shkoder.
Rajoni Burrel: Pjesërisht Lagjet Ish.Grumbullimi, Kulla Spital dhe Fshatrat: Plloxhan, Tomin, Pjesërisht Ish. Kom. Tomin)Ujësjellësi Peshkopi.
Zonat në të cilat është rikthyer energjia:
Rajoni Korçë: Gostivisht/Erseke.
Rajoni Tiranë:Kabina Puna 5 që furnizon konsumatorët pranë Drejtorisë së Policise u vendos në punë.
Rajoni Durrës: Gërmenj/Kavajë. (J.V/Shuplaka)