Moti i ftohtë dhe ngricat kanë shkaktuar ditët e fundit jo pak viktima edhe në vendin tonë. Shumë prej tyre janë raportuar si të pastrehë dhe disa të tjerë edhe si endacakë. Para disa ditësh në media u raportua edhe për ngritjen e disa qendrave sociale nga e Tiranës, ku do të vendoseshin të pastrehët sa të tejkalohet kjo situatë.
Vetë Veliaj ka qenë i pranishëm në këto qendra ku ka shërbyer edhe një vakt të ngrohtë për disa prej të pastrehëve. Por përtej pamjeve që janë servirur dhe ndihmës që sigurisht është dhënë për këta të pastrehë, përmes disa fotove ‘’Shije.al’’ na ofron një tjetër panoramë.
Shtretër që mungojnë, njerëz që përtej aparatit shfaqen të rrënuar apo edhe ushqim i servirur keq, janë vetëm disa nga detajet.
Shteti social që të realizohet është ende larg në vendin tonë, dhe këto iniciativa sado qëllimmira që të jenë nuk japin zgjidhjen e situatës. Pas përmirësimit të motit këta të pastrehë duhet të marrin një zgjidhje tjetër, pasi këto qendra deri tani nuk ofrojnë as kushtet minimale. (E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”730″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]