13:26 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ja çfarë shkruan “Zëri i Amerikës” për largimin e Shkullakut dhe Lelës

18:54 | 12/01/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ja çfarë shkruan “Zëri i Amerikës” për largimin e Shkullakut dhe Lelës

Largimi i Armand Shkullakut dhe Alfred Lelës nga ABC News dhe Mapo nuk kanë kaluar pas vëmendje edhe përtej oqeanit. “Zëri i Amerikës”, media e financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ka publikuar një shkrim lidhur me këto lëvizje.

Në artikullin me titull “Tiranë: Largohen nga puna gazetarë të njohur”, VOA shkruan ndër të tjera se, në pamje të parë largimet nga puna të dy drejtuesve të mediave Armand Shkullaku dhe Alfred Lela janë përfundim apo ndërprerje të thjeshta kontratave të punës. Por ata pohojnë se prapa kësaj rutine qëndrojnë përpjekje të pronarëve të mediave për të ndryshuar politikat editoriale pro qeverisë dhe në dëm të parimeve gazetareske.

Ja çfarë shkruan “Zëri i Amerikës”:

Në Tiranë janë larguar këto ditë nga puna dy drejtues të njohur në mediat shqiptare; Armand Shkullaku nga TV ABC NEWS dhe Alfred Lela nga botimet MAPO.

Opinioni publik e ka ndjekur me shqetësim largimin nga detyrat të dy gazetarëve të njohur, ndërsa ata vetë pohojnë se politikat editoriale të mediave të tyre po ndryshojnë.

Në pamje të parë largimet nga puna të dy drejtuesve të mediave Armand Shkullaku dhe Alfred Lela janë përfundim apo ndërprerje të thjeshta kontratave të punës. Por ata pohojnë se prapa kësaj rutine qëndrojnë përpjekje të pronarëve të mediave për të ndryshuar politikat editoriale pro qeverisë dhe në dëm të parimeve gazetareske.

“Gjurmët e kësaj lëvizje të çojnë te një ujk, i cili zakonisht është i madh, me pushtet dhe me para” – thotë ish-drejtuesi i botimeve MAPO, Alfred Lela.

Ai shtoi se brenda një jave në radhët e medias u shfaq në këto dy raste vetëm maja e ajsbergut e një morie problemesh të shtypit shqiptar dhe mekanizmave politike që e trysnojnë atë.

Zoti Lela tha se gjatë bisedës për një kontratë të re pune, pas skadimit të kontratës së fundit, ai vendosi të mos pranojë kërkesat për një politikë të re editoriale nga pronari, edhe pse ai kërkoi të vazhdohej me një profil sadopak opozitar.

Ndërsa drejtuesit të tv ABC NEWS, Armand Shkullaku, me një përvojë 25 vjeçare në shtypin shqiptar, u largua pas 4 vjetësh me një ndërprerje kontrate, pasi pronari i grupit mediatik kërkoi një politikë të re editoriale dhe menaxheriale.

“Bashkë me kolegët u përpoqa disa vjet që ta bënim TV ABC NEWS një ishull të lirisë, të profesionalizmit, për aq sa ia arritëm” – thotë zoti Shkullaku.

Ai vetë tha se nuk pati presione apo negociata, por thjesht iu komunikua se stacioni do të ndryshojë menaxhimin dhe qëndrimin editorial.

Zoti Shkullaku shtoi se klima ndaj mediave është e rëndë prej disa vitesh dhe gazetarët punojnë në kushte të vështira.

“Pa diskutim që ka një klimë kur i pari i vendit, pra kryeministri, i quan mediat “kazanë”, “baltë”, “moçal” etj., etj. Ka pra, si të thuash, një strategji për asgjësimin e çdo mendimi të lirë, çdo hapësire të pavarur” – tha zoti Shkullaku.

Dy gazetarët e njohur shprehën shqetësim rreth faktit që zërat kritikë po shmangen me një mënyrë a një tjetër, dhe mediat proqeverisë po krijojnë realitete virtuale, që po largohen çdo ditë e më tepër nga jeta e vërtetë e qytetarëve.

Armand Shkullaku ishte në krye të ABC News që prej themelimit të tij, ndërsa Lela prej disa vitesh ishte pjesë e mediave Mapo. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: largimelelamediashkullakuvoa
Pas

Tirana humb miqësoren e parë. Agolli si tifoz në stadium, debuton sulmuesi moldav (FOTO)

Para

Gripi godet çiftin e moshuar, të bllokuar prej ditësh nga bora

Para
Sërish reshje bore, bllokohen akset rrugore në zonën e Pukës

Gripi godet çiftin e moshuar, të bllokuar prej ditësh nga bora

Discussion about this post

 



Të Fundit

Votat preferenciale në Tiranë/ Tabaku futet në Kuvend, ikën Erald Kapri i Mundësisë

Makina përplas 12-vjeçaren pranë shkollës në Korçë

“Nuk do të lejojmë ‘trafikimin’ e votave”, Celibashi mesazh kandidatëve të listave të hapura: Kemi pamjet filmike! Nëse shohim mospërputhje…

Dosja “Toyota Yaris”/ SPAK kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela

Rama shkon në selinë e PS, refuzon të komentojë rezultatin: Të mbarojë njëherë

Incident zgjedhor në KZAZ 32 në Tiranë! Vëzhguesit sherr me njëri-tjetrin, ndërhyn policia

Vota e Greqisë/ DHL i përgjigjet KQZ: Çdo dërgesë ka provë dorëzimi

DVP Tiranë referon disa ngjarje penale, arrestime dhe procedime në vijim

GJKKO “Rrëzon” sërish Berishën.Berisha kërkoi përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi

Numërohen rreth 95% e kutive, PS drejt mandatit të katërt qeverisës me 82 deputetë, PD merr 34%. Si renditen partitë e tjera

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.