Premier League është kampionati që shpenzon më shumë në merkato dhe këtë ka vite që e dëshmon. Jo më kot edhe lojtarët më të mirë luajnë në këtë kampionat.
Një arsye tjetër përse ishulli Britanik është më i preferuari, janë edhe pagat që ekipet japin për lojtarët.
Sipas “Uefa Club Licensing Benchmarking Report”, rrogat e paguara nga klubet e futbollit britanik janë sa dyfishi i Serie A, kampionati i dytë që paguan më shumë.
Në total, Premier League ka paguar një shumë të çmendur 3 miliardë € në rroga, mesatarisht 130 milionë. Ndërkohë, klubet e Serie A, kanë shpenzuar 1.35 miliard € , me një rrogë mesatare 65,8 milionë € për klub.
Ndërsa Bundesliga ka paguar një total 1.2 miliard €, e cila mesatarisht shkon 70,5 milionë €.
“Për të parën herë në procesverbal, shuma e rrogave e paguar në Premier League është më shumë se dyfishi i shpenzimeve në kampionatet e tjerë. Rrogat mesatare të 20 ekipeve italiane, 20 spanjolle dhe 18 gjermane të kategorisë së parë vazhdojnë të jenë të përafërta me njëra-tjetrën”, thotë raporti i UEFA-s.
Por si klub individual është Barcelona klubi që shpenzon më tepër për rrogat e lojtarëve. Gjigantët katalanas paguajnë 320 milionë €, me Real Madrid që ndodhet në vend të dytë me 270 milionë €. C
helsea vjen pas tyre, dhe është ekipi anglez që shpenzon më shumë me një total 260 milionë €. Manchester City që e ndjek me 255 milionë €, me rroga më të larta se Manchester United që shpenzon 242 milionë €.
Arsenal është ekipi i katërt anglez që shpenzon më shumë për rrogat me 225 milionë €. Liverpool është ekipi i vetëm anglez që përfshihet në dhjetëshen më të mirë me 200 milionë €. (A.R/SHUPLAKA)