00:22 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kryepolici i hekurt” kritikon Tahirin: Policia është e të gjithëve, në festë jo vetëm të majtë

16:24 | 13/01/2017
në Aktualitet
0
“Kryepolici i hekurt” kritikon Tahirin: Policia është e të gjithëve, në festë jo vetëm të majtë

havariIsh-drejtori i Policisë Ndërtimore, Mithat Havari i njohur ndryshe si “Kryepolici i hekurt” ose “Dora e hekurt” përmes një statusi në profilin e tij në “Facebook” ka komentuar festën e 104-vjetorit të Policisë së Shtetit.

Havari ka përmendur mungesën e shumë ish-policëve që kanë kontribuar për rendin në vend në krye të detyrës. Ai ka përmendur mungesën e shumë ish-policëve që kanë kontribuar për rendin në vend në krye të detyrës, duke theksuar se në çdo përvjetor të saj duhet të jenë të pranishëm edhe ish-at dhe ato që sot janë në detyrë.

Postimi i plotë

Sot isha i pranishem në festën e 104-vjetorit të krijimit të policisë së shtetit , ftesë e bërë nën kujdesin e drejtorit të përgjithshëm z.Haki Çako, marrë parasysh kontributet e mia ndër vite në shërbim të kësaj strukturë të rëndësishme etj.

Ministri i brendshëm Tahiri bëri një ekspozë të punës së policisë në shkallë vendi me sukseset e shumta të saj , më duket foli fare pak për disuksese , metodë e njohur kjo dhe nga parardhës të tij , ndërkohë vlerësoi në përgjithësi kontributet e të gjithë kuadrove të policisë ndër vite dhe pavarsisht që nuk ishin të pranishëm. U ndan çertifikata nderi si dhe ngritje në gradë sikundër ishte Ardian Çipa që fitoi drejtues i pare , një zyrtar ekselent ky i policisë Shqipëtarë që unë e shoh në prespektivë në të ardhmen . Ftohtë mjedisi, mora ndonjë përshëndetje me kokë të ndruajtur dhe kjo , dukej që isha në mjedis të huaj, përse vallë ?

 A kam qenë une ai që kam dhënë kontribute të rëndësishme në atë strukturë në vëndosjen e rendit në Shqipëri dhe jo vetëm ? Cili është ndryshimi mes tyre dhe meje ?

A jemi një gjak, gjak shqiptari ?! Mos duhet të  jemi të gjithë të majtë, mos duhet të jemi të gjithë të djathtë ? Binte në sy pjësmarrja aty , të gjithë të ftuarit ishin zyrtarë të lartë e të mesëm aktualë të kësaj policie , thuaj mungonin totalisht ish-zyrtarë të lartë policie apo të mesëm që kanë punuar në qeverinë e djathtë ndër vite .

Personalisht nuk kam komplekse per praninë time, pasi jam i qartë politikisht , festa e policisë se shtetit nuk është pronë as e qeverisë së majtë dhe as e qeverisë së djathtë, por e shtetit shqipëtar . Nuk është turp të marrësh pjesë në këtë eveniment të rëndësishëm , nuk është tradhëti ndaj atdheut , madje as tradhëti ndaj partisë që voton, përkundrazi prezenca e tyre sot do të ishte ogur i mirë, për të hedhur urat e bashkëpunimit midis njëri-tjetrit pavarësisht bindjeve. Uniforma është vetëm blu , as e kuqe as e zezë, vetë ajo të bashkon .

Kjo histori e hidhur që ndan të dy palët ka plot 25-vjet , kjo vetëm për krerët , se 90 % e strukturës së policisë që la qeveria e djathtë është në detyrë , ata i mbron ligji i policisë së shtetit dhe do vazhdojnë të punojnë dhe kur kjo qeveri të largohet nga pushteti një ditë.

Problemi është , a do vazhdojë pafundësisht kjo ndarje e thellë midis ngjyrave , a do të renditemi dhe ne si gjithë vendet europiane ku aderojmë të shkojmë , që pavarsisht ndërrimit të pushteteve policia dhe struktura të tjera të ngjashme janë të paprekeshme ?! 

Detyra e kujt është kjo ? Sigurisht e politikës, politika duhet të hartojë ligje të qarta që kriteri i vetëm në emerime etj duhet të jetë aftësia profesionale dhe jo militantizmi politik . Nuk është asnjëherë vonë, vetëm kjo histori aspak pozitive duhet të marrë fund një herë e mirë. Ata janë policë në shërbim të popullit dhe shtetit Shqipëtar dhe jo të orekseve të qeveritarëve të radhës. Shpresoj vitin që vjen, në 105-vjetorin themelimit të saj të jenë të pranishëm të gjithë pa përjashtim ish dhe janë, boll armiqësi me njëri-tjetrin, kemi mbi 70 vjet që po i fryjemë këtij zjarri !

 

 

Etiketa: havaripolica e shtetit
Pas

PD: Rama vendosi veton kundër votimit elektronik duke vrarë reformën zgjedhore

Para

Raporti i Bankës Botërore: Shqipëria në rrezik prej borxhit të lartë publik

Para
Raporti i Bankës Botërore: Shqipëria në rrezik prej borxhit të lartë publik

Raporti i Bankës Botërore: Shqipëria në rrezik prej borxhit të lartë publik

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.