Çdo person që dëshiron të pajisjet me patentën e re, që ka hyrë në fuqi më 1 janar 2017, ka dy lloj mundësish për tu pajisur: njëra duke kryer testin për makinat me marshe automatike, gjë që i jep të drejtën e përdorimit vetëm për këto lloj automjetesh dhe provimi tjetër është ai ekzistues, duke iu nënshtruar provimit për marshe manuale, gjë i hap rrugë përdorimit të dy llojeve të automjeteve.
“Në vazhdim të ligjit të ri personat kanë të drejtë të përzgjedhin ose të përgatiten për mjete me kuti shpejtësi automatike ose për mjete me kuti shpejtësie manual atëherë ata kanë të drejtën e drejtimit edhe të mjeteve të tjera me kuti shpejtësie automatike. Nëqoftëse përgatiten ose fitojnë provimin për mjete me kuti shpejtësie automatike kanë të drejtë të drejtojnë vetëm mjete me kuti shpejtësie automatike. Për ta përfituar të drejtën e drejtimit të mjeteve me kuti shpejtësie manual duhet të bëjnë përsëri një kurs pranë një autoshkolle kurs praktike”, thotë për një televizion informativ Shkëlqim Gruda, kreu i Drejtorisë së drejtuesve të mjeteve.
“Kategoritë shtohen nga 8 kategori bëhen 15 dhe këto kategori shtesë janë nën kategori të kategorive bazë. Në lejen e drejtimit të kategorisë A përfshihet A1 dhe A2 ose ka patur leje të kategorisë B shtohet dhe një B1 ose C dhe C1. Për të marrë leje drejtimi të kategorisë AM, personi duhet të paraqitet pranë drejtorive të transportit rrugor me certifikatë mjekësorë dhe të regjistrohet për t’u futur në provimin e teorisë. Merr pjesë në provimin e teorisë dhe pasi e fiton atë ka të drejtën e përfitimit të lejeve të kategorisë AM”, thotë Gruda.
Këto risi prekin personat që pajisjen për herë të parë me patentë, jo ato që kanë aktualisht një leje drejtimi.
“Personat që kanë sot një leje drejtimi, të gjithë janë të përgatitur për leje drejtimi të kategorive përkatëse. Të gjithë këta përfitojnë drejtimin e të dy llojeve të mjeteve si me kambio manuale ashtu edhe me kamio automatike”, sqaron eksperti.
Me ligjin e ri të lejeve të drejtimit, parashikohet të vështirësohet provimi për të marrë patentën.
Sipas drejtuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave numri i lejuar i gabimeve nuk do të jetë më 7 por tashmë do të lejohen vetëm 4 gabime që të rezultosh kalues për marrjen e lejes së drejtimit.
Një tjetër risi është kombinimi i lejeve të drejtimit ku në rast se një qytetarë ka patur një leje të kategorisë B, pra autoveturat dhe kamionët ka të drejtë të drejtojë mjetet e kategorisë A1 me kusht që mosha të jetë mbi 21 vjeç, në kategorinë A1 përfshihen motorët me cilindrat deri në 25 kubik.
Lejet aktuale të drejtimit do jenë të vlefshme deri në përfundim të afatit të saj. Patentat e reja, sipas përfaqësuesve të shërbimit të transportit rrugor, krijojnë kushtet për t’u njohur më vonë edhe në shtetet e Bashkimit Europian. (A.R/SHUPLAKA)